LEKSIONI I DYTË

Çështja e Syrit Qiellor

Shumë mjeshtër qigongu kanë folur mbi Syrin Qiellor. Por Ligji ka manifestime të ndryshme në nivele të ndryshme. Një praktikues, kultivimi i të cilit ka arritur një nivel të caktuar, mund të shikojë vetëm manifestimet e atij niveli. Ai nuk mund të shikojë të vërtetën përtej nivelit të tij dhe as që ka për ta besuar atë. Prandaj, ai konsideron si të saktë vetëm atë që ai sheh në nivelin e tij. Para se kultivimi i tij të arrijë një nivel më të lartë, ai mendon se ato gjëra nuk ekzistojnë dhe nuk janë të besueshme; kjo përcaktohet nga niveli i tij dhe mëndja e tij nuk mund të lartësohet. Me fjalë të tjera, mbi çështjen e Syrit Qiellor, disa njerëz flasin për të në një mënyrë dhe të tjerë flasin në një mënyrë tjetër. Si rezultat, ata e kanë ngatërruar çështjen dhe së fundi asnjë nuk mund ta shpjegojë atë qartë. Syri Qiellor, në fakt, është diçka që nuk mund të shpjegohet qartë në nivel të ulët. Në të kaluarën, struktura e Syrit Qiellor i përkiste sekretit të sekreteve dhe njerëzit e zakonshëm ishin të ndaluar ta dinin atë. Kështu, gjatë gjithë historisë askush nuk fliste për të. Por këtu ne nuk e trajtojmë atë në bazë të teorive nga e kaluara. Ne përdorim shkencën moderne dhe gjuhën më të thjeshtë të kohës së sotme për ta shpjeguar atë dhe ne do të shtjellojmë çështjet kryesore të tij.

Syri Qiellor për të cilin po flasim është i vendosur pak më sipër dhe në mes të vetullave dhe lidhet me gjendrën pineale të trurit. Ky është kanali kryesor. Trupi njëriut ka shumë sy të tjerë. Shkolla Tao thotë se çdo hapje është sy. Shkolla Tao quan një pikë akupunkture në trup “hapje” ndërsa mjekësia kineze e quan atë pikë akupunkture. Shkolla  Buddhës beson se çdo pore djerse është sy. Prandaj disa njerëz mund të lexojnë me veshë dhe disa mund të shikojnë me duar apo nga mbrapa kokës; akoma të tjerë mund të shikojnë me këmbë apo bark. Është plotësisht e mundur. 
Me që po flaim për Syrin Qiellor, do flasim së pari për këta palë sy fizikë njerëzore. Në kohën tonë, disa njerëz mendojnë se këta palë sy mund të shikojnë çdo materie apo objekt në këtë botë. Prandaj, disa njerëz kanë zhvilluar nocionin kokëfortë se vetëm çfarë mund të shihet me sy është e vërtetë dhe konkrete. Ata nuk besojnë atë që nuk e shohin. Në të kaluarën, këta njerëz konsideroheshin të kishin cilësi të ulët ndriçimi shpirtëror, megjithëse njerëzit nuk mund ta shpjegonin qartë pse cilësia e ndriçmit shpirtëror të këtyre njerëzve ishte e varfër. Po nuk e pashë, nuk e besoj. Kjo mund të duket shumë e arsyeshme. Megjithatë nga pikëpamja e një niveli më të lartë, nuk është e arsyeshme. Çdo kohë-hapësirë është e përbërë prej materie. Sigurisht, kohë-hapësira të ndryshme kanë struktura fizike të ndryshme dhe forma të shumta manifestimi jetësh të ndryshme.

Le t’ju jap një shembull. Në Buddhizëm, thuhet se çdo fenomen në shoqërinë njerëzore është vegim dhe jo i vërtetë. Si janë ato vegime? Objekte të vërteta dhe konkrete janë të vendosura tamam para jush, pra kush do të pretendonte që janë të rreme? Forma fizike e paraqitjes së objektit duket ashtu, por mënyra e vërtetë e ekzistencës së tij nuk është ashtu. Sytë tanë kanë aftësinë të stabilizojnë objekte fizike në dimensionin tonë fizik në formën që ne i shikojmë tani. Objektet nuk janë në fakt në këtë gjendje dhe ato nuk janë në atë gjendje madje edhe në dimensionin tonë. Për shembull, si duket njeriu nën mikroskop? I tërë trupi tij është i përbërë nga molekula të lira dhe të vockla, tamam si kokrrizat e rërës që janë në lëvizje. Elektronet rrotullohen rreth bërthamës dhe i tërë trupi është në lëvizje. Sipërfaqja e trupit nuk është as e lëmuar e as e rregullt. Çfarëdo materie në univers, si çeliku, hekuri dhe shkëmbinjtë janë po ashtu në lëvizje dhe brenda tyre të gjitha elementet molekulare të tyre janë në lëvizje. Njeriu nuk mund ta shikojë formën e tyre të plotë dhe ato nuk janë në fakt në qetësi. Kjo tavolinë po ashtu është në lëvizje, megjithatë sytë tuaj nuk mund ta shikojnë këtë të vërtetë. Këta palë sy mund të na japin përshtypje të rreme si kjo.

Nuk është se ne nuk mund të shikojmë gjërat në nivelin mikroskopik, apo që njerëzit nuk e kanë këtë aftësi. Njerëzit lindin me ketë aftësi dhe ata mund të shikojnë gjërat në një nivel të caktuar mikroskopik. Pikërisht pse në këtë dimension fizik ne kemi këto palë sy, njerëzit marrin përshtypje të rreme dhe i ndalohet të shikojnë gjërat. Kështu, në të kaluarën thuhej se kur njerëzit nuk besonin ato gjëra që nuk mund t’i shikonin, këta njerëz konsideroheshin nga komuniteti i kultivuesve se kishin cilësi ndriçimi shpirtëror të varfër, se ishin të gënjyer nga pamjet fallso të njerëzve të zakonshëm dhe se ishin të humbur në mes të njerëzve të zakonshëm. Kjo është thënie e bërë historikisht nga fetë. Aktualisht, ne gjithashtu kemi konstatuar të jetë shumë e arsyeshme.

Këto palë sy mund të stabilizojnë gjërat në dimensionin tonë fizik në gjendje të tillë. Përveç kësaj, ata nuk kanë ndonjë aftësi tjetër të rëndësishme. Kur dikush shikon diçka, imazhi nuk formohet direkt në sy. Sytë janë si lentet e aparatit fotografik, ato veprojnë vetëm si përçues. Kur shikon nga larg, lentja zmadhohet; sytë tanë po ashtu marrin këtë funksion. Kur shikon në errësirë, bebet e syrit zmadhohen. Kur një aparat merr një foto në arrësirë, objektivi i tij po ashtu zmadhohet. Përndryshe, foto do të ishte e errët me ekspozim drite të pamjaftueshme. Kur ti del në një vend shumë të ndritshëm jashtë, bebet e tua zvogëlohen menjëherë. Përndryshe sytë e tu do të verboheshin nga drita dhe ti nuk do të mund të shikoje qartë. Një aparat punon mbi të njejtin parim dhe objektivi po ashtu duhet të zvogëlohet. Syri mund të kapë vetëm pamjen e një objekti dhe kështu është thjesht një vegël. Kur ne shohim gjëra aktualisht, një person apo kur shohim formën e ekzistencës së një objekti, imazhet formohen në tru. Domethënë, çfarë shohim me sy dërgohet në gjendrën pineale në fund të trurit nëpërmjet nervit optik dhe pastaj reflektohet si pamje në atë pjesë. Kjo është si të thuash që pamjet aktuale të reflektuara shihen në gjendrën pineale të trurit. Mjekësia moderne gjithashtu e ka pranuar këtë.

Hapja e Syrit Qiellor që ne po trajtojmë shmang përdorimin e nervit optik njerëzor dhe hap një kalim ndërmjet vetullave kështu që gjendra pineale e trurit mund të shikojë direk jashtë. Kjo quhet hapje e Syrit Qiellor. Disa njerëz mund të gjykojnë: “Kjo nuk është realiste. Mbi të gjitha, këta palë sy prapseprap mund të shërbejnë si mjet dhe ata mund të kapin pamjet e objekteve, diçka e pamundur pa sytë.” Anatomia e mjekësisë moderne, ka zbuluar tashmë se pjesa ballore e gjendrës pineale të trurit është e pajisur me një strukture të plotë të një syri njerëzor. Meqenëse rritet brenda kafkës, thuhet se është sy rudimentar. Nëse është sy rudimentar apo jo, komuniteti i kultivuesve ka rezervime. Megjithatë mjekësia moderne ka pranuar mbi të gjitha se ekziston një sy në mes të trurit njerëzor. Kalimi që ne hapim synon pikërisht atë vend dhe kjo është në përputhje të plotë me të kuptuarin e mjekësisë moderne. Ky sy nuk krijon imazhe fallco si pala e syve tanë fizikë, sepse shikon si natyrën e materies ashtu dhe esencën e materies. Prandaj, një person me Sy Qiellor të nivelit të lartë mund të shikojë përtej dimensionit tonë në kohë-hapësira të tjera dhe mund të shikojë skena të cilat njerëzit e zakonshëm nuk mund t’i shohin. Një person me Sy Qiellor të nivelit të ulët mund të ketë shikim penetrues e mund të shikojë gjëra përtej një muri apo shikojë brenda trupit të njeriut. Ai ka pikërisht këtë aftësi supernormale.

Shkolla Buddhës flet për pesë nivele të shikimit: Shikim Mishtor, Shikim Qiellor, Shikim Mençurie, Shikim Ligji dhe Shikim Buddhe. Këto janë pesë nivelet kryesore të Syrit Qiellor dhe secili ndahet në nivel të sipërm, mesëm dhe ulët. Shkolla Tao flet për nëntë herë nëntë apo tetëdhjetë e një nivele të Shikimit të Ligjit. Ne po hapim Syrin Qiellor për secilin këtu, por ne nuk e hapim atë tek apo më poshtë se Shikimi Qiellor. Pse? Megjithëse ti je këtu dhe ke filluar të praktikosh kultivim, ti je, mbi të gjitha, duke e filluar nga niveli i njeriut të zakonshëm me shumë nga dëshirat e njeriut të zakonshëm akoma të pabraktisura. Nëqoftëse Syri jot Qiellor hapet poshtë Shikimit Qiellor, ti do të kesh atë që njerëzit e quajnë aftësi supernormale, sepse ti mund të shikosh tejpërtej murit dhe trupit të njeriut. Po ta shpërndanim këtë aftësi supernormale gjërësisht dhe nëqoftëse Syri Qiellor i të gjithëve do të hapesh në këtë nivel, kjo do të shqetësonte në mënyrë serioze shoqërinë njerëzore dhe do të prishte gjendjen e zakonshme të shoqërisë njerëzore: sekretet shtetërore do të viheshin në rrezik; do të ishte njësoj sikur njerëzit të ishin pa rroba veshur, ti mund të shikoje njerëzit brenda në shtëpi që nga jashtë; ndërsa shëtit në rrugë, ti mund të kapje çmimet fituese të llotarisë me një shikim. Kjo nuk mund të lejohet! Mendojeni pak, secili: A do të ishte kjo akoma shoqëri njerëzore nëqoftëse Syri Qiellor i të gjithëve do të hapej në Shikimin Qiellor? Të shqetësosh seriozisht gjendjen e shoqërisë njerëzore është absolutisht e ndaluar. Po t’ja u hapja Syrin Qiellor në atë nivel, ju mund të bëheshit mjeshtër qigongu menjerëherë. Disa njerëz endërronin më parë të bëheshin mjeshtër qigongu. Nëqoftëse Syri tyre Qiellor do hapesh papritmas, ata do të ishin të aftë të kuronin pacientë. A nuk do t’ju çoja unë në një rrugë të keqe në këtë rast?

Atëhere, në cilin nivel ja u hap unë Syrin Qiellor juve? Unë do t’jua hap Syrin Qiellor direkt e në nivelin e Shikimit të Mençurisë. Po të hapej në një nivel më të lartë, karakteri juaj nuk është i përshtatshëm. Po të hapej në një nivel më të ulët, kjo do të shqetësonte seriozisht gjendjen e shoqërisë njerëzore. Me Shikim Mençurie, ju nuk keni aftësinë të shikoni gjërat përmes murit apo shikoni brenda trupit të njeriut, por ju mund të shikoni skena që ekzistojnë në dimensione të tjera. Çfarë përfitimi ka kjo? Ajo mund të përforcojë besimin tuaj tek praktika. Kur ju me të vërtetë shikoni diçka që njerëzit e zakonshëm nuk mund ta shikojnë, ju do të mendoni që ekziston me siguri. Pamvarësisht nëse mund të shikoni qartë tani, Syri juaj Qiellor do të hapet në këtë nivel dhe kjo është mirë për praktikën tuaj. Një praktikues i vërtetë i Dafës mund të arrijë të njejtin rezultat duke lexuar këtë libër, me kusht që të jetë i rreptë me veten në përmirësimin e karakterit.

Çfarë e përcakton nivelin e Syrit Qiellor të personit? Nuk është e thënë që me t’u hapur Syri juaj Qiellor, ju do të mund të shikoni çdo gjë—nuk është ashtu. Ekziston edhe një klasifikim nivelesh. Atëhere çfarë i përcakton nivelet? Janë tre faktorë. I pari është që Syri Qiellor i dikujt duhet të ketë një fushë që shkon nga brenda jashtë dhe ne e quajmë këtë esenca e qi-së. Për çfarë shërben ajo? Është si ekran televizori: Pa fosfor, pasi një televizor ndizet, ai është akoma një llampë drite. Do të ketë vetëm dritë, por jo pamje. Pamjet dalin në sajë të fosforit. Sigurisht, ky nuk është shembull shumë i përshtatshëm sepse ne i shikojmë gjërat direkt ndërsa një televizor i paraqet pamjet nëpërmjet ekranit. Kjo është idea në vija të gjëra. Kjo pjesë esence qi-je është jashtëzakonisht e çmuar dhe përbëhet nga një substancë tej e imët që përpunohet nga virtyti. Normalisht, esenca e qi-së e çdo personi është e ndryshme. Mbase dy në dhjetë mijë veta janë në të njejtin nivel.

Niveli i Syrit Qiellor është manifestim direkt i Ligjit të universit tonë. Është diçka supernormale dhe e lidhur ngushtë me karakterin e personit. Nëqoftëse niveli i karakterit të një personi është i ulët edhe niveli i tij është i ulët. Për shkak të nivelit të ulët të karakterit, shumica e esencës së qi-së së këtij personi ka humbur. Nëqoftëse niveli i karakterit të personit është i lartë dhe në shoqërinë njerëzore ai që nga fëminija deri në moshë të rritur nuk është dhënë pas famës, fitimit, konflikteve me njerëzit, fitimit personal dhe ndjenjave e dëshirave të ndryshme njerëzore, esenca e tij e qi-së mund të jetë ruajtur relativisht më mirë. Prandaj, pasi Syri i tij Qiellor hapet, ai mund t’i shikojë gjërat më qartë. Një fëmijë nën moshën gjashtë vjeç mund të shikojë shumë qartë sapo t’i hapet Syri Qiellor. Është gjithashtu e lehtë të hapësh Syrin e tij Qiellor. Po të them unë një fjalë, do të hapesh.

Për shkak të ndotjes nga korrupsioni i shoqërisë njerëzore, gjërat që njerëzit i quajnë të drejta janë, në fakt, shpesh të gabuara. A nuk duan të gjithë të jetojnë një jetë të mirë? Dëshira për një jetë të mirë mund t’i hyjë në pjesë interesave të të tjerëve, të stimulojë interesat e tua egoiste, të marrë fitimet e të tjerëve apo të çojë në dominimin dhe dëmtimin e të tjerëve. Njeriu konkuron dhe lufton për fitim personal mes njerëzve të zakonshëm. A nuk është kjo të shkosh në drejtim të kundërt me karakteristikën e universit? Kështu, ajo që njerëzit e konsiderojnë të drejtë mund të mos jetë e drejtë në të vërtetë. Kur edukon fëmijën, një i rritur shpesh e mëson atë, “Mësohu të bëhesh i zoti,” kështu që në të ardhmen ai të ecë më i sigurtë në shoqërinë njerëzore. Nga pikëpamja e universit tonë, “të jesh i zoti” është gabim, sepse ne kërkojmë ndjekjen e rrjedhës së natyrshme të gjërave dhe të mos merakosesh për fitim personal. Duke qënë i zoti, ai do të ndjekë interesin personal. “Kushdo që të rrahë, shko tek mësuesi i tij dhe gjeja prindët.” “Merri lekët që gjen në rrugë.” Fëmija mësohet në këtë mënyrë. Nga fëminija deri në moshë të rritur, ndërsa ai merr gjithnjë e më shumë gjëra, ai do bëhet gradualisht gjithnjë e më shumë egoist në shoqëri. Ai do të përfitojë nga të tjerët dhe do të humbë virtyt.

Kjo substancë, virtyti, nuk zhduket pasi dikush e humb atë. Ajo transferohet tek një person tjetër. Ndërsa kjo esencë qi-je mund të zhduket. Nëqoftëse dikush është shumë dinak nga fëminija deri në moshë të rritur, me një dëshirë të fortë për interes vetjak dhe vetëm kërkon fitim, Syri Qiellor i këtij personi nuk do të funksionojë normalisht apo shohë gjërat qartë pasi të hapet. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk do të funksionojë kurrë më. Pse? Sepse gjatë kursit të praktikës kultivuese ne përpiqemi të kthehemi në origjinë, në veten tonë të vërtetë dhe nëpërmjet praktikës këmbëngulëse ne do të jemi të aftë ta kompensojmë vazhdimisht dhe ta rifitojmë atë. Prandaj, njeriu duhet t’i kushtojë vëmendje karakterit. Ne theksojmë përmirësim të gjithanshëm dhe ngritje të gjithanshme. Po të ngrihet karakteri, çdo gjë tjetër do të ndjekë atë. Nëqoftëse karakteri nuk ngrihet, as ajo pjesë e esencës së qi-së nuk do të rikuperohet. Ky është parimi.  Faktori i dytë është se kur një person praktikon qigong vetë, Syri tij Qiellor mund të hapet nëqoftëse cilësia e tij e lindur është e mirë. Shpesh, disa njerëz frikësohen në momentin kur u hapet Syri Qiellor. Pse frikësohen ata? Sepse njerëzit zakonisht praktikojnë qigong në mesnatë, kur është errët dhe qetësi. Ndërsa personi praktikon, ai mund të shikojë papritmas një sy të madh para syve të tij, që e frikëson atë menjëherë. Kjo frikë është jashtëzakonisht e madhe dhe ai nuk do të ketë guxim të praktikojë qigong pas kësaj. Sa e frikëshme! Një sy që hapet e mbyllet që është aq i madh të shikon dhe është shumë i qartë. Për pasojë, disa njerëz e quajnë atë syri demonit, ndërsa të tjerë e quajnë syri Buddhës etj. Në fakt, është syri jot. Sigurisht, kultivimi varet nga përpjekjet e secilit, ndërsa transformimi i gongut bëhet nga mjeshtri. I tërë proçesi i transformimit të gongut është shumë kompleks dhe ndodh në dimensione të tjera. Trupi nuk ndryshon vetëm në një dimension, por në të gjitha dimensionet e ndryshme. A mund ta bësh ti këtë vetë? Ti nuk mundesh. Këto gjëra janë rregulluar nga mjeshtri dhe kryhen nga mjeshtri. Prandaj, thuhet se kultivimi varet nga përpjekjet e secilit, ndërsa transformimi i gongut bëhet nga mjeshtri. Ju mund të keni vetëm dëshirën dhe të mendoni për të, por është mjeshtri i cili i bën në fakt këto gjëra.

Disa njerëz e hapin Syrin Qiellor vetë nëpërmjet praktikës së tyre. Ne e konsiderojmë atë si syrin tënd, por ti nuk je në gjendje ta zhvillosh atë vetë. Disa njerëz kanë mjeshtër të cilët, me të parë që Syri i tyre Qiellor është hapur, do të transformojnë një për ta. Ky quhet syri i vërtetë. Sigurisht disa njerëz nuk kanë mjeshtër, por mund të jetë ndonjë mjeshtër që enkas kalon andej. Shkolla Buddhës thotë: “Buddhat janë të gjithëpranishëm.” Ata janë kaq të shumtë sa gjenden kudo. Disa njerëz thonë: “Gjenden shpirtra tre pëllembë sipër kokës njerëzve”, që do të thotë se ata janë thjesht të panumërt. Nëqoftëse një mjeshtër që kalon andej shikon që ti ke praktikuar shumë mirë me Syrin Qiellor të hapur dhe se ty të duhet një sy, ai apo ajo do të transformojnë një për ty, që mund të konsiderohet gjithashtu si rezultat i praktikës tënde. Kjo ndodh sepse kur i afrojnë njerëzve shpëtim, ata nuk vënë kushte apo mendojnë për çmim, shpërblim, apo famë. Kështu ata janë shumë më tepër fisnikë sesa heronjtë midis njerëzve. Ata e bëjnë këtë plotësisht nga zemërmirësia e tyre mëshiruese.

Pas hapjes së Syrit Qiellor, do të ndodhë kjo situatë: sytë do të verbohen keq nga drita dhe do të irritohen. Në fakt nuk janë sytë që irritohen. Por është gjendra pineale në trurin tuaj që është irrituar, megjithëse juve ju duket sikur janë irrituar sytë. Kjo ndodh për shkak se ju nuk jeni pajisur akoma me këtë sy. Pasi ju jepet ky sy, sytë fizikë nuk janë më të irrituar. Disa nga praktikuesit tanë do të jenë në gjendje ta ndjejnë apo shikojnë këtë sy. Meqenëse manifeston të njejtën natyrë si të universit, ai është shumë i pafajshëm dhe gjithashtu kurioz. Shikon brenda për të parë nëse kanali i Syrit Qiellor është hapur dhe në mund të shohë. Po ashtu shikon dhe brenda trupit tuaj. Në këtë moment Syri juaj Qiellor është hapur. Ndërsa të shikon ty, ti do të frikësohesh kur papritmas ta shohësh. Në fakt, ky është syri jot. Që këtej e tutje, kur të vështrosh gjërat, do t’i shikosh nëpërmjet këtij syri. Edhe sikur Syri Qiellor i jot të ishte hapur, ti nuk do të ishe në gjendje të shikoje pa këtë sy.

Faktori i tretë janë ndryshimet që manifestohen në dimensione të ndryshme pasi dikush bën ngjitje në nivele. Kjo është çështja që me të vërtetë përcakton nivelin e dikujt. Përveç kanalit kryesor për të parë gjërat, njerëzit gjithashtu kanë dhe shumë nënkanale. Shkolla Buddhës thotë se çdo pore djerse është sy, ndërsa Shkolla Tao beson se çdo hapje e trupit është sy. Domethënë, të gjitha qendrat e akupunkturës janë sy. Sigurisht, këto që thonë ato janë veçse një formë e transformimit të Ligjit në trup;  njeriu mund të shikojë nga çdo pjesë e trupit.  Niveli të cilit i referohemi ne është i ndryshëm nga këto. Përveç kanalit kryesor, ka gjithashtu disa nënkanale të mëdha në disa vende, më saktë, sipër dy vetullave, sipër dhe poshtë qepallave dhe në pikën shangen . Ato përcaktojnë çështjen e ngjitjes në nivele. Sigurisht, për një praktikues mesatar, nëqoftëse ai mund të shikojë nga këto vende të ndryshme, ai ka arritur tashmë një nivel shumë të lartë. Disa njerëz mund të shikojnë gjithashtu dhe me sytë fizikë. Dhe ata kanë arritur të kultivojnë këta sy që janë gjithashtu të pajisur me forma të ndryshme aftësish supernormale. Nëqoftëse syri fizik nuk përdoret mirë, dikush do të shohë një objekt pa parë tjetrin. Dhe kjo nuk funksion. Kështu, disa njerëz shpesh shikojnë njërën anë me njërin sy dhe anën tjetër me syrin tjetër. Megjithatë nuk ekziston nënkanal poshtë syrit të djathtë sepse ai lidhet drejtpërdrejt me Ligjin. Njerëzit kanë tendencë ta përdorin syrin e djathtë për të kryer vepra të këqija; kështu nuk ka nënkanal poshtë syrit të djathtë. Këto ishin nënkanalet kryesore që zhvillohen në kultivimin e Ligjit-Në-Botën-Trefishe.

Pas arritjes së një niveli jashtëzakonisht të lartë dhe në kultivimin e Ligjit-Përtej-Botës-Trefishe, një sy që i ngjan një syri të përbërë do të formohet. Më saktësisht, në pjesën e sipërme të fytyrës do të shfaqet një sy i madh me sy të vegjël të panumërt në të. Disa Qënie të Shumëlartësuara shpirtësisht të niveleve shumë të larta kanë kultivuar kaq shumë sy saqë i kanë në tërë fytyrën e tyre. Të gjithë sytë shikojnë nëpërmjet këtij syri të madh dhe ata mund të shikojnë çfarë të duan. Me një shikim, ata mund të shikojnë të gjitha nivelet. Sot, zoologët dhe entomologët kryejnë kërkime mbi mizat. Syri i një mize është shumë i madh; nëpërmjet mikroskopit është parë që ai përmban shumë sy të vegjël në të dhe ky quhet sy i përbërë. Pasi praktikuesit arrijnë një nivel jashtëzakonisht të lartë, kjo situatë mund të ndodhë. Personi duhet të jetë disa herë më lart se niveli i Tathagatës që kjo të bëhet e mundur. Megjithatë një person i zakonshëm nuk mund ta shikojë këtë sy. Edhe njerëzit në nivel të mesëm nuk mund ta shikojnë ekzistencën e tij për shkak se ai ekziston në një dimension tjetër dhe ata mund të shikojnë vetëm që personi është njeri normal. Kjo shpjegon kapërcimet në nivele. Me një fjalë, ka të bëjë me faktin nëse dikush mund të arrijë dimensione të ndryshme.

Kam përshkruar kështu strukturën e Syrit Qiellor për të gjithë. Ne e hapim Syrin tuaj Qiellor me një forcë të jashtme, kështu është relativisht më e shpejtë dhe më e lehtë. Kur po flisja për Syrin Qiellor, secili nga ju mund të ndjente ballin që i tkurrej; i ndjenit muskujt sikur po ju paloseshin mbi njeri tjetrin dhe shtynin drejt brendësisë. Ishte kështu apo jo? Kështu ishte. Për sa kohë që ju me të vërtetë i futeni studimit të Falun Dafës, të gjithë do ta ndjeni këtë; forca e jashtme vjen shumë e fortë kur depërton drejt brendësisë. Unë kam lëshuar energjinë e posaçme që hap Syrin Qiellor. Ndërkohë, kam lëshuar gjithashtu Falun që të riparojnë Syrin tuaj Qiellor. Ndërsa flisja për Syrin Qiellor, po ja u hapja atë të gjithëve, me kusht që ju të praktikoni kultivim në Falun Dafa. Megjithatë, nuk është e thënë që të gjithë mund të shikojnë qartë dhe jo të gjithë mund të shikojnë gjë me të. Kjo ka të bëjë direkt me vetë ju. Mos u shqetësoni sepse nuk ka rëndësi nëqoftëse ju nuk mund të shikoni me të. Kushtojini kohën ta kultivoni. Ndërsa ju vazhdimisht ngrini nivelin, ju do të bëheni të aftë gradualisht të shikoni gjëra dhe pamja e mjergullt do të bëhet gjithnjë dhe më e qartë. Për sa kohë që ju praktikoni kultivim dhe e vendosni në mëndje të praktikoni kultivim, ju do të rimerrni çdo gjë që keni humbur.

Është relativisht e vështirë të hapësh Syrin Qiellor vetë. Më lejoni të flas për disa forma të hapjes së Syrit Qiellor vetë. Për shembull, kur shikoni ballin dhe Syrin Qiellor gjatë meditimit, disa nga ju ndjejnë që është errësirë brenda në ballë dhe se nuk ka asgjë atje. Me kalimin e kohës, do të shikoni që gradualisht zbardhet brenda ballit. Pas një kohe praktike kultivuese, do të zbuloni që gradualisht fillon dhe ndriçohet brenda ballit dhe pastaj kthehet në të kuqe. Në këtë kohë, do të çelët si lulet që shihen në televizor apo në një film ku lulet çelin në një sekondë. Skena të tilla do të shfaqen. Ngjyra e kuqe do fillojë e plotë dhe pastaj papritmas do të qëndrojë në mes dhe rrotullohet papushim. Po të doni ta rrotulloni vetë deri në fund, edhe tetë apo dhjetë vjet mund të mos jenë të mjaftueshëm meqenëse i gjithë Syri Qiellor është i bllokuar.

Syri Qiellor i disa njerëzve nuk është i bllokuar, por ata janë të pajisur me një kalim. Por në kalim nuk ka energji sepse ata nuk praktikojnë qigong. Kështu, kur ata praktikojnë qigong, një top i zi do të shfaqet papritmas para syve të tyre. Pasi ata të praktikojnë për disa kohë, ai do të shndrrohet ngadalë në të bardhë dhe pastaj do të bëhet i ndritshëm. Së fundi, do të ndriçojë gjithnjë e më shumë dhe sytë do të ndjehen pak si të verbuar. Prandaj, disa njerëz thonë, “Pashë diellin”, apo “Pashë hënën”. Në fakt, ata nuk panë as diellin dhe as hënën. Çfarë panë ata atëhere? Ishte kalimi i tyre. Disa njerëz arrijnë ngjitje të shpejta në nivelet e tyre. Me t’ju dhënë syri ata mund të shikojnë menjëherë. Për të tjerë është mjaft e vështirë. Kur ata praktikojnë qigong, ata do të ndjejnë sikur vrapojnë drejt daljes përgjatë këtij kalimi, që është si një tunel apo pus. Edhe në gjumë, ata ndjejnë sikur po vrapojnë drejt daljes. Disave mund t’i duket sikur po i japin një kali; disave mund t’i duket sikur fluturojnë; disave sikur vrapojnë; dhe disave u duket sikur ecin me makinë. Ngaqë është e vështirë të hapësh Syrin Qiellor vetë, atyre u duket gjithmonë sikur nuk arrijnë fundin. Shkolla Tao e konsideron trupin e njeriut një univers të vogël. Nëqoftëse është një univers i vogël, pa mendojeni, është më shumë se 108 mijë li nga balli deri tek gjendra pineale e trurit. Kështu, ty të duket sikur gjithmonë po shtyn drejt daljes dhe nuk e arrin dot fundin.

Është plotësisht e arësyeshme që Shkolla Tao e konsideron trupin e njeriut një univers të vogël. Kjo nuk do të thotë që përbërja dhe struktura e saj janë të ngjashme me ato të universit dhe as i referohet kjo formës së ekzistencës së trupit në dimensionin tonë fizik. Ne pyesim, “Sipas të kuptuarit të shkencës moderne, në një nivel më mikroskopik, si shfaqet trupi fizik që përbëhet nga qelizat?” Ekzistojnë përbërje molekulare të ndryshme. Më të vogla se molekulat janë atomet, protonet, bërthamat, elektronet dhe kuarket. Grimcat më mikroskopike që studjohen sot janë neutrinot. Atëhere, cila është grimca më mikroskopike? Është me të vërtetë tepër e vështirë për t’u studjuar. Në vitet e tij të fundit, Sakyamuni bëri këtë deklaratë: “Është kaq e pamasë sa nuk ka konture të jashtme dhe kaq e vogël sa nuk ka konture të brendshme.” Çfarë do të thotë kjo? Në nivelin e Tathagatës, universi është kaq i pamasë saqë kufijtë e tij janë të paarritshëm, por po ashtu dhe kaq i vogël saqë as grimcat e tij më mikroskopike të përbërjes nuk janë të dukshme. Për pasojë, ai tha: “Është kaq e pamasë sa nuk ka konture të jashtme dhe kaq e vogël sa nuk ka konture të brendshme.”

Sakyamuni gjithashtu foli për teorinë e tre mijë botëve. Ai tha se, në universin tonë dhe në Kashtën tonë të Kumtrit, ka tre mijë planete me qënie të gjalla që kanë trupa fizikë si raca jonë njerëzore. Ai gjithashtu tha se ka tre mijë botë të tilla në një kokrrizë rëre. Një kokrrizë rëre është kështu një univers me vete, me njerëz që kanë intelligjencë si ne, planete, male dhe lumenj. Duket plotësisht e pakonceptueshme! Po qe kështu, pa mendojeni pak: A ka rërë në ato tre mijë botë? Dhe nuk do të ketë tre mijë botë të tjera në secilën nga ato kokrriza rëre? Atëhere, a ka rërë në vetë këto tre mijë botët e tjera? Atëhere a nuk do të ketë tre mijë botë edhe në secilën nga këto kokrriza rëre të rërës? Kështu, edhe në nivelin e Tathagatës, nuk mund t’i shohësh fundin.

E njejta gjë është e vërtetë me qelizat molekulare njerëzore. Njerëzit pyesin sa i madh është universi. Më lejoni t’ju them se ky univers ka kufijtë e tij. Por edhe në nivelin e Tathagatës, ai do të duket i pakufi dhe i pamasë në pafundësi. Megjithatë brendësia e trupit të njeriut është e madhe sa dhe ky univers, që nga molekulat tek pjesëzat mikroskopike. Kjo mund të duket shumë e pakonceptueshme. Kur një qënie njerëzore apo një jetë krijohet, elementet unike të jetës dhe cilësitë qenësore të saj janë tashmë të formuara që nga niveli tepër mikroskopik. Kështu, në studimin e kësaj sfere, shkenca jonë moderne është shumë mbrapa. Në krahasim me ato jetë të një inteligjence më të lartë në planetet e gjithë universit, niveli shkencor i racës sonë njerëzore është shumë i ulët. Ne nuk mund as të arrijmë dimensione të tjera që ekzistojnë njëkohësisht në të njejtin vend, ndërsa objekte fluturuese nga planete të tjera mund të udhëtojnë në dimensionin tonë. Koncepti i asaj kohë-hapësire është plotësisht i ndryshëm. Kështu, ata mund të shkojnë e vijnë sipas dëshirës dhe me një shpejtësi kaq të madhe saqë mëndja njerëzore nuk mund ta pranojë.

Kur fola për Syrin Qiellor, unë solla rastin kur ju ndjeni sikur po dilni jashtë përgjatë një tuneli e do t’ju duket sikur ai është i pakufi dhe i pafund. Disa njerëz mund të shohin një situatë tjetër, ku ata nuk ndjejnë sikur po vrapojnë përgjatë një tuneli, por sikur vrapojnë përgjatë një rruge të pakufi dhe të pafund. Ndërsa sulen për të dalë ka male, lumenj dhe qytete në të dy anët. Kjo mund të duket dhe më e pakonceptueshme. Më kujtohet që një mjeshtër qigongu bëri një deklaratë të tillë: “Ka një qytet në çdo pore djerse të trupit të njeriut dhe trena dhe makina që ecin në të.” Me të dëgjuar këtë, të tjerët habiten dhe u duket e pakonceptueshme. Ju e dini që grimcat mikroskopike të materies përfshijnë molekulat, atomet dhe protonet. Kur kërkon më tutje, po të shikosh planin e secilit nivel në vend të një pike dhe të shikosh planin e molekulave, atomeve, protoneve dhe atë të bërthamave, do të shikosh format e ekzistencës në dimensione të ndryshme. Gjithë materia, duke përfshirë trupin e njeriut, ekziston njëkohësisht në lidhje me nivelet dimensionale të hapësirës kozmike. Kur fizika jonë moderne studjon grimcat mikroskopike të materies, ajo vetëm studjon një grimcë mikroskopike nëpërmjet ndarjes dhe shpërbërjes së saj. Ajo i studjon elementet e saj pas shpërbërjes bërthamore. Po të ekzistonte një instrument i tillë nëpërmjet të cilit ne mund të zgjeronim dhe shikonim nivelin në të cilin të gjitha elementet atomike apo elementet molekulare mund të manifestoheshin në tërësinë e tyre, apo sikur kjo skenë të vëzhgohej, ju do të arrinit përtej këtij dimensioni dhe shikonit skenat e vërteta që ekzistojnë në dimensionet e tjera.

Ka dhe disa situata të tjera kur dikush hap Syrin Qiellor vetë. Ne kemi biseduar kryesisht rreth disa fenomeneve mjaft të zakonshme. Disa njerëzve gjithashtu u duket sikur Syri i tyre Qiellor rrotullohet. Ata që praktikojnë në Shkollën Tao shpesh shikojnë diçka që rrotullohet brenda Syrit të tyre Qiellor. Pasi pllaka Taiji kriset dhe hapet me një të kërcitur, ata do të shikojnë imazhe; megjithatë, nuk është se ka ndonjë Taiji në kokën tuaj. Ishte mjeshtri që kishte vendosur një komplet gjërash për ty që në fillim, një nga të cilat ishte Taiji. Ai e vulosi Syrin tuaj Qiellor. Në kokën kur Syri juaj Qiellor hapet çahet edhe pllaka. Mjeshtri me qëllim e kishte bërë atë në këtë mënyrë dhe nuk ishte diçka që gjendej në kokën tuaj.

Megjithatë disa njerëz kërkojnë të hapin Syrin e tyre Qiellor. Sa më shumë që ata e praktikojnë këtë, aq më e pamundur është që ai të hapet. Cila është arsyeja? As ata vetë nuk e kuptojnë. Kjo ndodh kryesisht ngaqë Syri Qiellor nuk mund të kërkohet; sa më shumë që dikush e dëshiron, aq më pak ai arrin. Kur një person e dëshiron atë jashtë mase, jo vetëm që nuk do të hapet por përkundrazi diçka as e zezë dhe as a bardhë do të dalë nga Syri i tij Qiellor. Kjo do ta mbulojë Syrin e tij Qiellor. Me kalimin e kohës, ajo do të formojë një fushë shumë të madhe. Sa më shumë që del jashtë, aq më shumë grumbullohet. Sa më shumë që ai ta dëshirojë atë, aq më e pamundur është që Syri Qiellor të hapet, e aq më shumë nga kjo substancë do të dalë jashtë. Si rezultat, ajo do të mbulojë gjithë trupin e tij deri sa të bëhet shumë e trashë dhe me një fushë shumë të madhe. Edhe sikur Syri Qiellor i këtij personi të hapet me të vërtetë, ai nuk do të mund të shikojë gjë sepse është bllokuar nga vetë dëshira e tij. Vetëm nëqoftëse ai nuk mendon më për të në të ardhmen dhe heq dorë plotësisht nga kjo përndjekje e tij, substanca do të zhduket gradualisht. Megjithatë do t’i duhet një periudhë tepër e dhimbshme dhe e gjatë praktike kultivuese për ta hequr atë. Kjo është tepër e panevojshme. Disa njerëz nuk e dinë këtë. Megjithëse mjeshtri u thotë që të mos e kërkojnë apo përndjekin atë, ata nuk besojnë. Ata vazhdojnë ta kërkojnë dhe së fundi rezulton pikërisht e kundërta.

Aftësia Supernormale e Shikimit në Distancë

Një aftësi supernormale e lidhur drejpërdrejt me Syrin Qiellor quhet shikim në distancë. Disa njerëz pretendojnë: “Ndërsa rri ulur këtu, unë mund të shikoj skena në Beijing dhe në Amerikë, si dhe në anën tjetër të tokës.” Disa njerëz nuk mund ta kuptojnë këtë dhe kjo as që mund të shpjegohet shkencërisht. Si është e mundur? Disa njerëz e shpjegojnë në këtë apo në atë mënyrë dhe nuk mund ta shpjegojnë në mënyrë të kuptueshme. Ata habiten si bëhen disa njerëz kaq të aftë. Nuk është kështu. Një praktikues në nivelin e kultivimit të Ligj-Në-Botën-Trefishe nuk e ka këtë aftësi. Ajo që sheh ai duke përfshirë shikimin në distancë dhe shumë aftësi të tjera supernormale, të gjitha funksionojnë brenda një dimensioni specifik. Të paktën, ato nuk janë jashtë këtij dimensioni fizik ku ekziston rraca jonë njerëzore. Në mënyrë tipike ato nuk janë as dhe përtej fushës dimensionale të vetë personit.

Brenda një dimensioni specifik, trupi njeriut ka një fushë e cila është e ndryshme nga fusha e virtytit. Ato nuk janë në të njejtin dimension, por janë të një madhësie të njejtë. Kjo fushë korrespondon me universin. Çfarëdo që ekziston në univers reflektohet aty. Çdo gjë mund të reflektohet. Është një lloj imazhi, por nuk është real. Për shembull, ekziston në këtë tokë Amerika dhe Washington D.C. Brenda fushës së një personi, Amerika dhe Uashington, D.C. janë të reflektuara, por ato janë imazhe të reflektuara. Imazhet e reflektuara janë megjithatë një formë e ekzistencës së materies dhe ato janë rezultat i një reflektimi korrespondues që ndryshon sipas ndryshimeve atje. Kështu, aftësia supernormale e shikimit në distancë që i referohen disa njerëz është të shikosh gjërat brenda fushës tënde dimensionale. Kur një person praktikon kultivim në Ligj-Përtej-Botës-Trefishe, ai nuk do t’i shikojë më gjërat në këtë mënyrë. Ai do t’i shikojë gjërat direct dhe kjo quhet fuqija hyjnore e Ligjit të Buddhës. Është diçka me fuqi të pamasë.

Pra si funksionon aftësia supernormale e shikimit në distancë në kultivimin e Ligjit-Në-Botën-Trefishe? Unë do ta shpjegoj këtë për çdo njeri. Brenda kësaj fushe, në ballin e secilit gjendet një pasqyrë. Pasqyra e një njeriu që nuk praktikon është e kthyer drejt vetes, por pasqyra e një praktikuesi kthehet në anën tjetër. Kur aftësia supernormale e shikimit në distancë të një personi është gati të shfaqet, pasqyra do të rrotullohet para dhe mbrapa. Dihet që një film shfaq njëzet e katër poza për sekondë në mënyrë që të krijojë figura në lëvizje. Nëqoftëse tregohen më pak se njëzet e katër poza për sekondë, pamjet do të mungojnë dhe nuk shfaqen në vazhdim. Shpejtësia e rrotullimit të pasqyrës është më e shpejtë se njëzet e katër poza për sekondë dhe reflekton çfarë sheh dhe e kthen atë që ta shikoni ju. Me t’u kthyer përsëri, figurat do të fshihen. Reflekton dhe kthehet dhe pastaj i fshin imazhet. Rrotullimi vazhdon pa ndërprerje. Kështu, ajo që shikoni është në lëvizje. Ajo të lejon të shikosh atë që reflektohet brenda fushës tënde dimensionale dhe i korrespondon asaj që gjendet në univers.

Atëhere si mund ta shikojë njeriu atë që është mbrapa trupit të vet? Me një pasqyrë kaq të vogël, si mund të reflektojë çdo gjë rreth trupit të njeriut? Ju e dini që kur Syri Qiellor i dikujt hapet përtej Shikimit Qiellor dhe është gati të arrijë Shikimin e Mençurisë, ai është gati të arrijë përtej dimensionit tonë. Në këtë pikë kur kalimi duket i afërt, Syri Qiellor do të pësojë një ndryshim. Kur shikon objektet fizike, ato do duken sikur zhduken. Njerëzit dhe muret do duken sikur zhduken—çdo gjë do zhduket. Domethënë, me një shikim më të përqëndruar, ti do të shohësh se në këtë dimension njerëzit nuk ekzistojnë më; ekziston vetëm një pasqyrë që qëndron brenda fushës tënde dimensionale. Megjithatë kjo pasqyrë në fushën tënde dimensionale është e madhe sa e gjithë fusha jote dimensionale. Kështu, kur rrotullohet para e mbrapa, reflekton çdo gjë kudo që ndodhet. Brenda fushës tënde dimensionale, mund të të tregojë ty çdo gjë, me kusht që t’i korrespondojë asaj që gjendet në univers. Kjo është ajo që ne e quajmë aftësia supernormale e shikimit në distancë.

Kur ata që studjojnë shkencën e trupit të njeriut e vënë në prove këtë aftësi supernormale, ata mund ta përgënjeshtrojnë atë me lehtësi. Arsyeja për refuzimin është si vijon: Për shembull, kur një person e pyesin për kushërirën e dikujt në Beijing, “Çfarë po bën kushërira në shtëpi?” pasi i jepet emri i kushërirës dhe informacioni i përgjithshëm, personi mund ta shikojë atë. Ai do të përshkruajë ndërtesën, si të futesh në të dhe mobiljet e dhomës. Çfarë thotë ai është e gjitha e saktë. Çfarë po bën kushërira? Ai thotë se kushërira po shkruan. Për ta verifikuar këtë, ata do të pyesin kushërirën, “Çfarë po bën tani?” “Po ha.” A nuk do ta përgënjeshtronte kjo atë që pa ai? Në të kaluarën, kjo ishte arsyeja për të mos e pranuar këtë aftësi supernormale. Megjithatë, ambjenti që ai pa, nuk ishte aspak gabim. Meqenëse hapësira dhe koha jonë, që ne i quajmë “kohë-hapësirë”, ka kohë të ndryshme nga kohë-hapësira e dimensionit ku ekziston aftësia supernormale, konceptet e kohës janë të ndryshme në të dy vendet. Ajo po shkruante diçka pak më parë dhe tani ajo po han; është ky ndryshim kohe. Si rezultat, nëqoftëse ata që studjojnë trupin e njeriut deduktojnë hipoteza dhe bëjnë studime bazuar në teoritë konvencionale dhe shkencën moderne, edhe pas dhjetë mijë vjetësh të tjera përpjekjet e tyre do të jenë të kota, sepse këto janë para së gjithash diçka përtej njerëzve të zakonshëm. Kështu, njerëzimi duhet të ndryshojë mentalitetin e vet dhe nuk duhet t’i kuptojë më këto gjëra në këtë mënyrë.

Aftësia Supernormale e Parashikimit të Fatit

Një aftësi tjetër supernormale drejtpërdrejt e lidhur me Syrin Qiellor quhet parashikim i fatit. Sot për sot, njihen gjashtë tipe aftësish supernormale publikisht në botë, ku përfshihen Syri Qiellor, shikimi në distancë dhe parashikimi i fatit. Çfarë është parashikimi i fatit? Kjo do të thotë që dikush mund të jetë i aftë të tregojë të kaluarën dhe të ardhmen e dikujt. Me një aftësi të fuqishme, dikush është i aftë të tregojë lulëzimin dhe rënien e një shoqërie. Me një aftësi akoma më të madhe, personi mund të shikojë ligjin e gjithë ndryshimeve kozmike. Kjo është aftësia supernormale e parashikimit të fatit. Për shkak se materia është në lëvizje dhe ndjek një ligj të caktuar, në një dimension të veçantë, e gjithë materia ka formën e vet të ekzistencës në shumë dimensione të tjera. Për shembull, kur trupi i një njeriu lëviz, qelizat në trup po ashtu do të lëvizin dhe në nivelin mikroskopik të gjitha elementet, si molekulat, protonet, elektronet dhe pjesëzat më mikroskopike gjithashtu do të lëvizin. Megjithatë ato kanë format e veta të pavarura të ekzistencës dhe format e trupit në dimensione të tjera do të pësojnë gjithashtu ndryshime.

A nuk e kemi trajtuar çështjen që materia nuk zhduket? Brenda një dimensioni të caktuar, atë që një person ka bërë apo bën me një të lëvizur të dorës është e gjitha ekzistencë materiale dhe çdo gjë që ai bën do të lërë një pamje dhe një mesazh. Në një dimension tjetër ato nuk zhduken dhe do të qëndrojnë atje përgjithmonë. Një person me aftësi supernormale do të dijë çfarë ka ndodhur duke parë pamjet ekzistuese të së kaluarës. Pasi ti të kesh aftësinë supernormale të parashikimit të fatit, forma e leksionit tim sot do të ekzistojë akoma atje kur ti t’i hedhësh një shikim. Ai ekziston atje njëkohësisht. Kur lind një njeri, brenda një dimensioni të caktuar që nuk ka konceptin e kohës, e tërë jeta e tij apo e saj ekziston atje njëkohësisht. Për disa njerëz edhe më shumë se një jetë ekziston atje.

Disa njerëz mund të pyesin, “Do të thotë kjo se përpjekjet tona individuale për ndryshimin e vetes janë të panevojshme?” Ata nuk mund ta pranojnë këtë. Në fakt, përpjekjet individuale mund të ndryshojnë gjëra të vogla në jetën e dikujt. Disa gjëra të vogla mund të ndryshohen pakëz nëpërmjet përpjekjeve individuale, por është pikërisht nga përpjekjet e tua për ndryshim që ti merr karmë. Përndryshe, çështja e shkaktimit të karmës nuk do të ekzistonte dhe as çështja e kryerjes së veprave të mira apo të këqija nuk do të ekzistonte. Kur dikush insiston në kryerjen e gjërave në këtë mënyrë, ai do të përfitojë nga të tjerët dhe do të kryejë vepra të këqija. Prandaj, kjo është aryeja që praktika kultivuese kërkon gjithmonë që njeriu të ndjekë rrjedhën e natyrshme të gjërave meqenëse përndryshe ti do të dëmtosh të tjerët me përpjekjet e tua. Nëqoftëse jeta jote nuk e përmban diçka që në fillim dhe ti e merr atë që duhej t’i përkiste dikujt tjetër në shoqëri, ti do i hysh atij personi në borxh.

Përsa  i përket ngjarjeve të mëdha, një person i zakonshëm nuk mund t’i ndryshojë ato aspak. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë. Kjo ndodh kur ky person kryen vetëm vepra të këqija dhe asgjë veçse vepra të këqija, ai mund ta ndryshojë jetën e tij. Veçse çfarë e pret atë është shkatërrimi i plotë. Nga një nivel i lartë, ne kemi parë që kur një person vdes, Shpirti Primordial i tij nuk zhduket. Pse nuk zhduket Shpirti Primordial? Në fakt, ne kemi parë se pasi një person vdes, kufoma e tij në morg nuk është veçse një trup prej qelizash njerëzore në dimensionin tonë. Në këtë dimension, përbërjet e qelizave të ndryshme të organeve të brendshme dhe të gjitha qelizat në tërë trupin e njeriut bien, ndërsa në dimensione të tjera trupat e përbërë nga pjesëza më mikroskopike se molekulat, atomet, protonet, etj., nuk kanë vdekur aspak. Ato ekzistojnë në dimensione të tjera dhe akoma jetojnë në dimensionet mikroskopike. Ai që kryen gjithë llojet e veprave të këqija e pret shpërbërja totale e të gjitha qelizave të tij, që Buddhizmi e quan zhdukje e trupit dhe e shpirtit.

Ka dhe një mënyrë tjetër që një person mund ta ndryshojë jetën e tij dhe kjo është mënyra e vetme: Kjo ndodh kur personi merr rrugën e praktikës kultivuese që nga ky moment e tutje. Pse mund të ndryshohet jeta e dikujt kur ai merr rrugën e praktikës kultivuese? Kush mund ta ndryshojë atë? Sapo ky person mendon të marrë rrugën e praktikës kultivuese dhe kur ky mendim shfaqet, ai shkëlqen si ar dhe tund botën e dhjetë drejtimeve. Në pikëpamjen e vet mbi universin, Shkolla e Buddhës ka teorinë e botës me dhjetë drejtime. Në sytë e qënieve të larta, jeta e një njeriu nuk është krijuar për të qenë njeri. Ato mendojnë se jeta e një individi lind në hapësirën e universit dhe mishëron të njejtën cilësi si dhe universi; jeta është mëshirëplotë dhe e përbërë nga materia Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë). Megjithatë një jetë krijon gjithashtu marëdhënie shoqërore. Gjatë marëdhënieve shoqërore në komunitete, disa jetë korruptohen dhe kështu bien në një nivel më të ulët. Kur ato nuk mund të qëndrojnë më në atë nivel dhe përsëri bëhen më të këqinj, ata do të bien në një nivel akoma më të ulët. Ato vazhdojnë të bien derisa, në fund, arrijnë këtë nivel të njerëzve të zakonshëm.

Në këtë nivel, këta njerëz duhet të zhdukeshin dhe eliminoheshin. Megjithatë nga mirësia mëshiruese e tyre e madhe, Qëniet e Shumëlartësuara posaçërisht krijuan një dimension pikërisht si kjo e shoqërisë njerëzore. Në këtë dimension të gjithësisë, njeriut i jepet një trup fizik njerëzor shtesë dhe këta palë sy që mund të shohin vetëm gjërat në këtë dimension fizik. Kështu, njeriu humbet në këtë mjergull dhe nuk i lejohet të shikojë të vërtetën e universit, diçka që mund të shikohet në të gjitha dimensionet e tjera. Në këtë mjergull dhe në këto kushte, njeriut i është dhënë kjo lloj mundësie. Për arsye se ai është në mjergull, ekzistenca e tij është dhe shumë e dhimbshme. Me këtë trup, ai bëhet që të vuajë. Nëqoftëse një person dëshiron të kthehet nga ky dimension në origjinën e tij, Shkolla Tao thotë se ai duhet të praktikojë kultivim që të kthehet në origjinë, në veten e vet të vërtetë. Po qe se ai ka dëshirën për praktikë kultivuese, thuhet se i është shfaqur natyra e Buddhës. Kjo zemër konsiderohet më e çmueshmja dhe qëniet e larta do ta ndihmojnë atë. Në kushte kaq të vështira, ky person megjithatë nuk ka humbur dhe dëshiron të kthehet. Si rezultat, qëniet e larta do ta ndihmojnë atë dhe do t’i japin një dorë pa kushte—ata do ta ndihmojnë atë me çdo gjë. Pse mund ta bëjmë ne këtë për një praktikues por jo për një njeri të zakonshëm? Kjo është arsyeja.

Përsa i përket një njeriu të zakonshëm që dëshiron të shërojë sëmundje, ne nuk mund ta ndihmojmë atë me asgjë. Një njeri i zakonshëm mbetet veçse një njeri i zakonshëm. Një njeri i zakonshëm duhet t’i përshtatet kushteve të shoqërisë së zakonshme njerëzore. Shumë njerëz thonë që Buddha i afron shpëtim gjithë qënieve dhe Shkolla Buddhës u mëson shpëtim gjithë qënieve. Më lejoni t’ju them se ju mund të kontrolloni të gjitha shkrimet e shenjta Buddhiste dhe asnjë prej tyre nuk thotë se të trajtosh sëmundje për njerëzit e zakonshëm do të thotë t’u afrosh shpëtim gjithë qënieve. Janë ata, mjeshtërit e rremë qigong të viteve të fundit që e kanë ngatërruar këtë çështje. Ata mjeshtrit e vërtetë qigong, ata që hapën rrugën në fillim, nuk ju thanë aspak juve të kuroni sëmundjet e të tjerëvë. Ata vetëm ju mësuan të praktikoni, shëroni sëmundjet dhe të mbaheni të shëndetshëm vetëm për veten tuaj. Ti je një njeri i zakonshëm. Si mund të shërosh sëmundje ti pas një studimi prej dy ditësh? A nuk është kjo të mashtrosh të tjerët? A nuk inkurajon kjo dëshirën tënde? Kjo do të thotë të shkosh pas famës, interesit personal dhe gjërave mbinatyrale që të mburresh para njerëzve të zakonshëm! Kjo është absolutisht e ndaluar. Prandaj, sa më shumë disa njerëz ndjekin diçka, aq më pak ata arrijnë. Juve nuk ju lejohet ta bëni këtë gjë dhe as nuk ju lejohet të shqetësoni gjendjen e shoqërisë së zakonshme njerëzore sipas dëshirës.

Ekziston një parim i tillë në këtë univers që kur ju dëshironi të ktheheni në origjinë, në veten tuaj të vërtetë, të tjerët do t’ju ndihmojnë. Ata mendojnë që një jetë njerëzore duhet të kthehet nga ku ka ardhur në vend që të qëndrojë me njerëzit e zakonshëm. Nëqoftëse një njeriu i lejohej që të mos kishte asnjë sëmundje dhe të jetonte rehatshëm, ai nuk do të kishte interes të bëhej i pavdekshëm edhe sikur t’a pyesje. Sa mirë do të ishte sikur njeriu të mos vuante nga asnjë sëmundje apo vështirësi dhe të kishte çfarë të donte! Do të ishte me të vërtetë një botë qëniesh të pavdekshme. Por ti re tek ky nivel sepse u korruptove, prandaj ti nuk do të jesh kurrë rehat. Njeriu mund të kryejë gjëra të këqija me lehtësi kur është në mjergull dhe Buddhizmi e quan këtë shpagim karmik. Prandaj, kur njerëzit kanë vështirësi apo fatkeqësi, ata paguajnë karmën e tyre sipas shpagimit të karmës që kanë. Buddhizmi thotë se Buddhat gjenden kudo. Nëqoftëse një Buddhë lëviz dorën një herë, të gjitha sëmundjet e njerëzimit mund të zhdukeshin; kjo është absolutisht e arritshme. Me kaq shumë Buddha përreth, pse nuk e ka bërë ndonjë këtë? Për shkak se një person ka bërë keq në të kaluarën, që ai vuan këto vështirësi. Po të shërosh sëmundjen e tij, do të ishte njësoj sikur të shkelje parimin e universit, sepse ai kështu mund të kryejë vepra të këqija dhe t’i ketë borxh të tjerëve pa ju dashur të paguajë për to. Kjo nuk lehojet. Kështu, të gjithë ruajnë gjendjen e shoqërisë njerëzore dhe askush nuk don ta shqetësojë atë. Praktika kultivuese është e vetmja mënyrë për të jetuar rehatshëm, pa sëmundje dhe të arrish qëllimin e të qenit me të vërtetë i çliruar! Vetëm duke bërë njerëzit të praktikojnë një mënyrë të vërtetë mund të ketë shpëtim për të gjitha qëniet.

Pse munden disa mjeshtër qigongu të shërojnë sëmundje? Pse flasin ata për shërim sëmundjesh? Disa njerëz mund t’i kenë menduar këto pyetje. Shumica e këtyre mjeshtërve qigong nuk janë nga praktika të vërteta. Lejohet që gjatë periudhës së kultivimit të tij, një mjeshtër qigongu i vërtetë i cili i konsideron të gjitha qëniet e gjalla qënie që vuajnë, ndihmon dikë nga zemërmirësia dhe keqardhja e tij. Megjithatë ai nuk mund të shërojë sëmundje dhe vetëm mund t’i kufizojë apo shtyjë ato përkohësisht. Ti nuk i ke ato tani, por do t’i kesh më vonë sepse ai e shtyn sëmudjen tënde për më vonë. Ai do t’i transferojë ato gjetkë apo në trupin e të afërmve të tu. Ai nuk është i aftë që me të vërtetë të eliminojë plotësisht karmën tënde. Atij nuk i lejohet që ta bëjë këtë për një njeri të zakonshëm por vetëm për një praktikues. Ky është parimi.

Në Shkollën e Buddhës, thënia “shpëtim i të gjitha qënieve” do të thotë që ta nxjerrësh individin nga gjendja më agonuese e njerëzve të zakonshëm dhe ta ngjitësh atë drejt nivele të larta kështuqë ai nuk do të vuajë më dhe do të çlirohet—ky është kuptimi. A nuk foli Sakyamuni për anën tjetër të nirvanës ? Ky është kuptimi i vërtetë i shpëtimit të gjitha qënieve. Po sikur të jetoje rehat në mes të njerëzve të zakonshëm, të kishe shumë para madje dhe krevatin ta kishe plot me para dhe të mos kishe vuajtje, ti nuk do të ishe i interesuar edhe sikur të të pyesnin që të bëheshe qënie qiellore. Si praktikues, kursi i jetës tënde mund të ndryshohet. Vetëm nëpërmjet praktikës kultivuese mund të ndryshohet jeta jote.

Mënyra si funksionon aftësia supernormale e parashikimit të fatit është sikur ke një ekran të vogël televizori në ballë. Disa njerëz e kanë atë në ballë, disa të tjerë e kanë atë afër ballit. Disa e kanë brenda ballit. Disa njerëz mund të shikojnë gjëra me sy mbyllur. Nëqoftëse aftësia është e fortë, personi mund të shikojë me sy hapur. Ndërsa të tjerët nuk mund t’i shikojnë ato sepse ato janë diçka brenda hapësirës së fushës dimensionale të individit. Me fjalë të tjera, pasi zhvillohet kjo aftësi supernormale, duhet të jetë një tjetër që shërben si përçues për të reflektuar skenat nga dimensionet e tjera. Për rrjedhojë, ato mund të shihen nga Syri Qiellor. Dikush mund të shikojë me shumë saktësi të ardhmen dhe të kaluarën e një personi. Pamvarësisht sa mirë parashikojnë fatin fallxhoret, ato nuk mund të tregojnë ngjarjet e vogla dhe detaje të tjera. Ndërsa ky person është i aftë t’i shikojë gjërat shumë qartë duke përfshirë dhe kohën e vitin. Detajet e ndryshimeve janë të gjitha të dukshme meqenëse ajo që ai shikon është reflektim i vërtetë i njerëzve dhe gjërave nga dimensione të ndryshme.

Për aq kohë sa secili nga ju do të praktikojë Falun Dafën, unë do t’ju hap Syrin Qiellor. Por aftësitë supernormale që trajtuam më sipër nuk do të jepen. Me ngritjen e vazhdueshme të nivelit tuaj, aftësia e parashikimit të fatit do të shfaqet natyrshëm. Kjo gjë do të ndodhë në të ardhmen tuaj të praktikës kultivuese dhe ju do të dini çfarë po ndodh kur të zhvillohet kjo aftësi. Prandaj, po jua mësojmë këto parime të Ligjit.

Kalimi Përtej Pesë Elementeve dhe Tre Hapësirave

Çfarë do të thotë “të kalosh përtej Pesë Elementeve dhe Tre Hapësirave?” Kjo është një çështje shumë delikate për të ngritur. Më parë, shumë mjeshtër qigongu kanë folur për këtë çështje por atyre u mbyllej goja nga pyetjet e atyre që nuk besonin në qigong, “Cili nga ju që praktikon qigong i ka tejkaluar Pesë Elementet dhe nuk është brenda Tre Hapësirave?” Disa njerëz nuk janë mjeshtër qigongu dhe e quajnë veten mjeshtër qigongu. Nëqoftëse ata nuk janë të qartë mbi këtë çështje, ata duhet të mos flasin fare. Megjithatë, ata përsëri guxojnë dhe flasin dhe ata që i pyesin i zënë nga fjalët. Kjo i ka sjellë shumë dëm komunitetit të kultivueve duke shkaktuar kaos të madh. Shumë njerëz e përdorin këtë si shkak për të sulmuar qigongun. “Të kalosh Pesë elementët dhe Tre Hapësirat” është një thënie në komunitetin e kultivuesve. Është e rrënjosur në fe dhe vjen nga feja. Prandaj, ne nuk mund ta shqyrtojmë këtë çështje pa marrë parasysh kushtet historike dhe rrethanat në atë kohë.

Çfarë do të thotë të kalosh Pesë Elementet? Si fizika e lashtë kineze ashtu dhe fizika moderne e quajnë teorinë e Pesë Elementeve të saktë. Është e vërtetë që Pesë Elementet—metali, druri, uji, zjarri dhe toka—përbëjnë çdo gjë në universin tonë. Kështu, ne flasim për teorinë e Pesë Elementeve. Kur themi se një njeri ka kaluar pesë elementet, në gjuhën moderne do të thotë që ai ka arritur përtej botës sonë fizike. Kjo tingëllon krejt e pabesueshme. Mendojeni këtë çështje të gjithë: Një mjeshtër qigongu ka gong. Unë kam marrë pjesë në një eksperiment dhe shumë mjeshtër të tjerë qigongu po ashtu i janë nënshtruar këtij eksperimenti për të matur energjinë e tyre. Elementet materialë në gong mund të kapen nga shumë aparatura të kohës së sotme. Kjo do të thotë se për aq kohë sa ekziston një aparaturë e tillë, elementet e rrezatuara nga një mjeshtër qigongu dhe ekzistenca e gongut të tij mund të kapen. Aparaturat moderne mund të zbulojnë rrezet infra të kuqe, rrezet ultravioletë, valët ultrasonike, valët infrasonike, elektricitetin, forcën magnetike, rrezet gama, atomet dhe neutronet. Një mjeshtër qigongu i ka të gjitha këto substanca dhe ekzistojnë edhe disa substanca të tjera të rrezatuara nga mjeshtrit e qigongut që janë të pakapshme sepse nuk ekziston ndonjë aparat i tillë. Por nëqoftëse ekziston aparatura e përshtatshme, çdo gjë është e kapshme. Substancat e lëshuara nga mjeshtrit e qigongut janë parë se janë të shumëllojshme.

Nën efektin e veçantë të fushës magnetike, një mjeshtër qigongu mund të rrezatojë një kurorë drite të fuqishme dhe shumë të bukur. Sa më e madhe fuqija e gongut të tij, aq më e madhe fusha e energjisë së lëshuar. Edhe një njeri i zakonshëm ka një kurorë drite, por ajo është shumë e vogël dhe e dobët. Në fushën e kërkimit të fizikës së energjisë së lartë, njerëzit besojnë se energjia është e përbërë nga pjesëza si neutronet dhe atomet. Shumë mjeshtër qigongu, duke përfshirë dhe ata të mirënjohurit, i janë nënshtruar testimit. Edhe unë jam testuar dhe radiacioni i kapur i lëshuar nga rrezet gama dhe neutronet termike ishte tetëdhjetë deri njëqind e shtatëdhjetë herë më shumë se materia normale. Në këtë pikë, treguesi i aparatit të testimit arriti limitin ndërsa gjilpëra e tij ndaloi në pikën maksimale. Në fund aparati nuk mund të tregonte sa energji unë kisha. Është thjesht e pabesueshme që një person të ketë neutrone kaq të fuqishme! Si mundet një njeri të çlirojë kaq neutrone të fuqishme? Kjo gjithashtu vërteton se ne, mjeshtrit qigong, kemi gong dhe energji. Kjo është verifikuar nga komuniteti shkencor dhe teknologjik.

Që të kalosh Pesë Elementet, duhet një praktikë kultivuese e mëndjes dhe e trupit. Nëqoftëse një praktikë nuk është e mëndjes dhe e trupit dhe vetëm përmirëson gongun e nivelit të një personi pa kultivuar trupin, ajo nuk merret me këtë çështje dhe nuk kërkon kalim të Pesë Elementeve. Një praktikë kultivuese e mëndjes dhe e trupit ruan energji në gjithë qelizat e trupit. Praktikuesi mesatar apo ata që sapo kanë filluar të zhvillojnë gong prodhojnë kokrriza shumë të ashpra energjie me boshllëqe dhe densitet të ulët. Kështu, ajo ka fuqi të vogël. Kur niveli i dikujt bëhet më i lartë, është plotësisht e mundur që densiteti i energjisë së tij të bëhet njëqind herë, njëmijë herë apo njëqind milion herë më i lartë se i molekulave të ujit të zakonshëm. Sa më i lartë niveli i personit, aq më e dendur, aq më e imët dhe aq më e fuqishme energjia e tij. Në këto kushte, energjia ruhet në çdo qelizë të trupit. Kjo energji nuk ruhet vetëm në çdo qelizë të trupit në këtë dimension fizik, por gjithashtu mbush molekulat, atomet, protonet dhe elektronet e të gjithë trupave në dimensione të tjera, derisa arrin qelizat jashtëzakonisht mikroskopike. Me kalimin e kohës, i gjithë trupi i individit do të mbushet me këtë materie energjie të lartë. 

Kjo materie energjie të lartë ka inteligjencë dhe është shumë e aftë. Me t’u rritur dhe bërë më e dendur, ajo do të mbushë të gjitha qelizat në trupin e njeriut dhe do të kufizojë qelizat fizike njerëzore, që janë dhe qelizat më të paafta. Me kufizimin e qelizave, ato nuk do të kenë më metabolizëm. Në fund, qelizat fizike njerëzore do të zëvendësohen plotësisht. Sigurisht, është e thjesht për mua ta them ketë. Që të arrish në këtë pikë në kultivim është një proçes gradual dhe i ngadaltë. Kur kultivimi juaj ka arritur këtë pikë, materia e energjisë së lartë do të zëvendësojë të gjitha qelizat në trupin tuaj. Mendojeni pak këtë: A është më trupi juaj i përbërë nga Pesë Elementet? Është kjo akoma materie nga ky dimensioni jonë? Ajo është tashmë e përbërë nga materie energjie të lartë e mbledhur nga dimensione të tjera. Elementi virtytit është gjithashtu materie që ekziston në një dimension tjetër. Ai nuk është i kufizuar nga fusha e kohës në dimensionin tonë.

Shkenca moderne beson se koha ka fushë. Nëqoftëse diçka nuk është brenda rrezes së kësaj fushe kohe, ajo nuk kushtëzohet nga ajo kohë. Në dimensione të tjera, konceptet e kohë-hapësirës janë të ndryshme nga ato tonat këtu. Si mundet që koha këtu të komandojë materien nga dimensionet e tjera? Nuk është aspak e mundur. Mendojeni pak të gjithë: A nuk do t’i kishit kaluar ju Pesë Elementet atëhere? A do të ishte trupi juaj akoma ai i një njeriu të zakonshëm? Nuk do të ishte aspak por njerëzit e zakonshëm nuk mund ta dallojnë atë. Megjithëse trupi i dikujt do të ishte transformuar deri në atë shkallë, ky nuk është fundi i praktikes kultivuese. Ai duhet të vazhdojë të bëjë ngjitje drejt niveleve më të larta të kultivimit. Kështu, ai duhet të vazhdojë të praktikojë kultivim në mes të njerëzve; kjo nuk mund të bëhet në rast se njerëzit nuk mund ta shohin këtë person.

Çfarë do të ndodhë më vonë? Megjithëse gjatë kursit të kultivimit të gjitha qelizat e këtij personi në nivelin molekular janë zëvendësuar nga materie energjie të lartë, atomet kanë mënyrën e tyre të renditjes dhe kombinimet molekulare dhe konfiguracionet atomike nuk do të ndryshojnë. Kombinimet molekulare të qelizave janë në një gjendje të tillë që ato duken të buta kur i prek. Kombinimet molekulare të kockave kanë densitet të lartë dhe kockat janë të forta. Densiteti i molekulave të gjakut është shumë i ulët, kështu ai është i lëngët. Një njeri i zakonshëm nuk mund të shohë ndryshim tek ty nga jashtë, sepse molekulat e qelizave të tua ruajnë akoma strukturën  dhe kombinimin e tyre origjinal; struktura e tyre nuk ka ndryshuar. Megjithatë energjia brenda ka ndryshuar. Kështu, që nga ky moment ky person nuk do të plaket natyrshëm dhe qelizat e tij nuk do të vdesin. Për pasojë ai do të qëndrojë vazhdimisht i ri. Gjatë kursit të praktikës kultivuese, ai do të duket i ri dhe së fundi do të qëndrojë ashtu.

Sigurisht, kockat e tij përsëri mund të thyhen kur goditet nga një makinë. Ai përsëri do të gjakoset kur pritet me thikë, sepse kombinimet molekulare nuk kanë ndryshuar. Veçse qelizat e tij nuk do të vdesin apo plaken si më parë. Nuk do të ketë metabolizëm. Kjo është ajo që ne e quajmë “të kalosh Pesë Elementet”. Çfarë paragjykimi ka këtu? Kjo mund të shpjegohet edhe nga ana shkencore. Disa njerëz nuk janë në gjendje ta shpjegojnë atë, prandaj bëjnë komente shkarazi. Ndërsa të tjerë do thonin se ne përhapim paragjykime. Meqenëse kjo thënie vjen nga fetë, nuk është një term i krijuar nga qigongu ynë modern.

Çfarë do të thotë të “kalosh Tre Hapësirat”? Unë përmenda dje se çelësi për të rritur gongun qëndron tek kultivimi ynë i karakterit dhe asimilimi në karakteristikën e universit. Karakteristika e universit nuk do të kushtëzojë ty atëhere. Me të ngritur karakterin tuaj, elementi virtyt do të transformohet në gong që vazhdimisht rritet lart drejt një niveli më të lartë, duke formuar kështu një kolonë gongu. Lartësia që arrin kolona gongut, tregon dhe lartësinë e nivelit tënd të energjisë. Thuhet kjo thënie: “Ligji i madh është i pakufishëm.” Kultivimi në të varet tërësisht nga zemra juaj. Përsa i përket lartësisë së nivelit që mund të arrijë kultivimi juaj, kjo varet nga durimi dhe aftësia juaj për të duruar vështirësi. Kur ta keni përdorur gjithë substancën tuaj të bardhë, substanca juaj e zezë mund të transformohet në të bardhë duke kaluar vuajtje. Po të mos jetë e mjaftueshme, ju mund të mbani mëkatet e miqve apo të afërmve tuaj që nuk praktikojnë kultivim dhe ju mund ta rrisni kështu gongun tuaj. Kjo kërkon që dikush të ketë arritur një nivel jashtëzakonisht të lartë në praktikën kultivuese; një praktikues i zakonshëm nuk duhet as të mendojë të shlyejë mëkatet për të afërmit. Me atë sasi të madhe karme, një njeri mesatar nuk do të mundte të arrinte sukses në kultivim. Unë po shpjegoj këtu parimet e niveleve të ndryshme.

Tre Hapësirat që përmendin fetë i referohet nëntë niveleve të Qiellit apo thridhjetë e tre niveleve të Qiellit—domethënë, Qielli, Toka dhe Ferri përfshijnë të gjitha qëniet brenda Tre Hapësirave. Fetë besojnë se të gjitha qëniet brenda tridhjetë e tre niveleve të Qiellit kalojnë në ciklin e ringjalljes së samsarës. “Samsara” do të thotë që dikush është njeri në këtë jetë dhe mund të jetë kafshë në jetën tjetër. Thuhet në Buddhizëm: “Njeriu duhet ta përdorë mirë kohën e kufizuar në këtë jetë. Po të mos praktikosh kultivim tani, kur do të mundesh ti?” Kjo ndodh sepse kafshët janë të ndaluara të praktikojnë kultivim dhe as nuk lejohen ta dëgjojnë Ligjin. Edhe sikur të praktikojnë kultivim, ato nuk do të arrinin Shkallën e Duhur në kultivim. Nëqoftëse niveli i gongut të tyre do të rritej, perënditë do t’i vrisnin ato. Ti mund të mos kesh një trup njeriu për qindra vjet; mbase do e kesh për njëmijë vjet. Kur ti merr një trup njeriu, ti nuk ja din vlerën. Po të ringjallesh në një copë shkëmb, ti nuk do të mund të çlirohesh për dhjetë mijë vjet. Nëqoftëse ajo copë shkëmbi nuk copëtohet apo thërmohet, ti nuk do të dalësh dot kurrë. Të marrësh një trup njeriu është kaq e vështirë! Nëqoftëse një person mundet që me të vërtetë të njohë Dafën, ky person është thjesht me shumë fat. Trupi njerëzor është i vështirë për t’u marrë—ky është kuptimi.

Në praktikën kultivuese ne flasim për çështjen e niveleve dhe kjo varet plotësisht nga praktika kultivuese e individit. Nëqoftëse ti dëshiron të kalosh Tre Hapësirat dhe nëqoftëse kolona e gongut tënd është kultivuar në një nivel shumë të lartë, a nuk je ti përtej Tre Hapësirave? Kur Shpirti Primordial i dikujt lë trupin gjatë meditimit ulur, ai mund të arrijë një nivel shumë të lartë menjëherë. Një praktikues shkruante në rrëfimin e eksperiencës së vet, “Mësues , unë kam arritur shumë nivele të Qiellit dhe kam parë shumë skena.” Unë i thashë të ngjitej akoma. Ai tha, “Nuk e bëj dot. Nuk ma mban të ngjitem më lart dhe nuk mundem të ngjitem më lart.” Pse? Sepse kolona e gongut të tij ishte aq e lartë dhe ai kishte arritur atje duke u ulur në majë të kolonës së tij të gongut. Kjo është Shkalla e Arritjes që përmend Buddhizmi dhe kultivimi i tij kish arritur këtë nivel. Megjithatë për një praktikues nuk është akoma kulmi i Shkallës së Arritjes të tij. Ai vazhdon të ngjitet vazhdimisht lart dhe vazhdimisht rrit veten. Nëqoftëse gongu yt arrin përtej kufirit të Tre Hapësirave, a nuk je ti përtej Tre Hapësirave? Ne kemi zbuluar dhe parë se Tre Hapësirat e përmendura nga fetë janë vetëm brenda hapësirës së nëntë planeteve kryesore. Disa njerëz flasin për dhjetë planete kryesore. Unë do të thosha se nuk është aspak e vërtetë. Unë kam parë se disa nga ata mjeshtrit qigong në të kaluarën kishin kolona gongu shumë të larta që arrinin përtej Kashtës së Kumtrit; ata kishin kaluar përtej Tre Hapësirave. Deri tani kam folur për kalimin e Tre Hapësirave. Është në fakt çështje nivelesh.

Çështja e Dëshirës për të Përfituar

Shumë njerëz vijnë në vendet tona të kultivimit me dëshirën për të përfituar. Disa njerëz duan të arrijnë aftësi supernormale; disa duan të dëgjojnë disa teori, disa duan të shërojnë sëmundjet; disa duan të përfitojnë Falun. Ka nga të gjitha llojet e mentaliteteve. Disa të tjerë thonë: “Dikush nga familja ime nuk është këtu që të dëgjojë leksionin. Po paguaj unë paratë e klasës dhe ju lutem i jepni atij një Falun.” Na janë dashur neve shumë gjenerata, një periudhë kohe jashtëzakonisht e gjatë dhe një numër i jashtëzakonshëm vitesh për ta krijuar këtë Falun. Si mund të bleke ti një Falun me pak yuan ? Pse mund t’ja u japim ne të gjithë juve pa kushte? Sepse ju dëshironi të bëheni praktikues dhe ky mendim nuk mund të blihet me asnjë shumë parash. Vetëm kur natyra jote e Buddhës ka dalë në pah mund ta bëjmë ne këtë.

Ju jeni kapur fort pas dëshirës për të përfituar. A keni ardhur këtu veçse për këtë? Fashen im në një dimension tjetër din çdo gjë në mëndjen tuaj. Meqenëse konceptet në dy kohë-hapësirat ndryshojnë, në një dimension tjetër formimi i mendimeve të tua shihet si proçes jashtëzakinisht i ngadaltë. Ai din çdo gjë madje para se ti ta mendosh atë. Prandaj, ju duhet të braktisni të gjitha mendimet tuaja jo të mira. Shkolla Buddhës beson në marëdhënie të paracaktuara nga fati. Çdo njeri vjen këtu sepse e ka të paracaktuar nga fati. Nëqoftëse ti e merr këtë Falun, mbase ti supozohesh që ta marrësh atë. Prandaj ju duhet ta vlerësoni atë dhe jo të jepeni pas dëshirës së përfitimit.

Në praktikën kultivuese fetare të së kaluarës, Shkolla Budhës mësonte Zbrazëtinë. Njeriu nuk duhet të mendojë për asgjë dhe duhet të hyjë në Portën e Zbrazëtisë. Shkolla Tao mësonte Asgjënë, sepse nuk ka asgjë. Njeriu nuk duhet të dëshirojë asgjë dhe as duhet të ndjekë asgjë. Një praktikues beson se ai vetëm duhet të përqendrohet tek praktika, pa i kushtuar vëmendje rritjes së gongut. Në kultivim dhe praktikë njeriu duhet të jetë në një gjendje të çliruar nga qëllimi. Për aq kohë sa përqendroheni në kultivimin e karakterit, ju do të arrini ngjitje në nivele dhe sigurisht do të merrni gjërat që meritoni. Nëqoftëse ju  nuk mund të hiqni dorë nga diçka, a nuk është kjo një dëshirë? Ju kemi mësuar këtu një Ligj të një niveli kaq të lartë dhe kërkesa ndaj karakterit tuaj sigurisht është e një standarti të lartë. Prandaj, ju nuk duhet të vini të mësoni Ligjin me dëshirën për të përfituar.

Që të jemi të përgjegjshëm ndaj të gjithëve, ne ju udhëheqim drejt shtegut të drejtë dhe ne duhet t’ju shpjegojmë Ligjin me themel. Kur dikush kërkon Syrin Qiellor, ai do të bllokohet vetë dhe vuloset. Po ashtu, po ju them të gjithëve se të gjitha aftësitë supernormale që zhvillon njeriu në praktikën kultivuese në Ligjin-Në-Botën-Trefishe janë aftësi origjinale të lindura të këtij trupi fizik. Sot ne i quajmë ato aftësi mbinatyrale. Ato vetëm kanë afekt në këtë dimensionin tonë dhe mund t’i imponohen vetëm njerëzve të zakonshëm. Pse shkoni pas këtyre lojrave të vogla? Ju kërkoni këtë apo atë, por pasi të arrini përtej Ligjit-Në-Botën-Trefishe ato nuk funsksionojnë në dimensione të tjera. Në kohën e kultivimit të Ligjit-Përtej-Botës-Trefishe, të gjitha këto aftësi supernormale duhet të hiqen dhe futen në një dimension shumë të thellë për t’u ruajtur. Në të ardhmen, ato do të shërbejnë si provë e praktikës tuaj kultivuese dhe ato mund të marrin vetëm ketë pak rol.

Pas arritjes së Ligjit-Përtej-Botës-Trefishe, personi duhet të fillojë kultivim nga e para. Trupi i tij është trup që ka kaluar Pesë Elementet, siç e thashë pak më parë. Ai është trup Buddhe. A nuk duhet të quhet një trup i tillë trup Buddhe? Ky trup Buddhe duhet të praktikojë kultivim nga e para dhe gjithashtu të zhvillojë nga fillimi aftësitë supernormale. Në vend që të quhen “aftësi supernormale”, ato quhen tani “fuqi hyjnore të Ligjit të Buddhës”. Ato janë pa masë të fuqishme dhe mund të veprojnë në dimensione të ndryshme, duke pasur shumë rezultat. A ja vlen të kërkosh aftësi supernormale? Përsa i përket atyre që ndjekin aftësitë supernormale, a nuk keni ju në plan t’i përdorni ato të mburreni para njerëzve? Përndryshe, përse i donit ju ato? Ato janë të padukshme dhe të pakapshme. Edhe sikur të ishin për dekorim, njeriu gjen diçka që duket bukur. Është e garantuar se thellë në ndërgjegje ju keni qëllimin që t’i përdorni ato. Ato nuk mund të kërkohen si aftësitë e zakonshme njerëzore. Ato janë diçka plotësisht mbinatyrore dhe ju e keni të ndaluar që t’i tregoni para njerëzve. Vetë mburrja është një dëshirë shumë e fortë dhe një dëshirë shumë e keqe që një praktikues duhet ta çrrënjosë. Nëqoftëse ti don të bësh para dhe pasuri me to, apo të arrish qëllimet e tua personale mes njerëzve me anë të tyre, kjo është e ndaluar. Kjo do të thotë të përdorësh gjëra të një niveli të lartë për të shqetësuar dhe dëmtuar shoqërinë e zakonshme njerëzore. Ky mendim është akoma dhe më i keq. Prandaj ato ndalohen të përdoren spontanisht.

Normalisht, aftësitë supernormale janë më të mundura të zhvillohen për dy grupe njerëzish; fëmijët dhe të moshuarit. Veçanërisht, gratë e moshuara zakonisht paraqesin karakter të mirë pa ndonjë dëshirë në mes të njerëzve të zakonshëm. Pasi zhvillohen aftësitë e tyre supernormale, ato mund ta kontrollojnë veten me lehtësi dhe nuk kanë dëshirë të mburren me to. Pse është e vështirë për të rinjtë që të zhvillojnë aftësi supernormale? Veçanërisht, një mashkull i ri më shumë se të tjerët, akoma dëshiron të arrijë disa qëllime në shoqërinë njerëzore! Me të pasur aftësi supernormale, ai do t’i përdorë ato për të arritur qëllimet e tij. Përdorimi i tyre si mjet për të arritur qëllimet e tij është absolutisht i ndaluar, kështu ai nuk do të zhvillojë aftësi supernormale.

Çështja e praktikës kultivuese nuk është lojë fëmijësh dhe as teknikë e njerëzve të zakonshëm—ajo është një çështje shumë serioze. Nëse ju doni të praktikoni kultivim apo jeni i aftë të praktikoni kultivim varet plotësisht nga si e përmirësoni ju karakterin tuaj. Do të ishte e tmerrshme sikur dikush të mund të arrinte aftësitë supernormale duke i përndjekur ato me qëllim. Ju do të shihnit se atij nuk do i bëhej vonë për kultivim apo as që e mendon atë. Ngaqë karakteri i tij është në nivelin e njerëzve të zakonshëm dhe aftësitë supernormale të tij vijnë si pasojë e përndjekjes me qëllim, ai mund të kryente çdo lloj vepre të keqe. Ka plot para në bankë dhe ai do të merrte ca. Ka plot bileta llotarie për shitje në rrugë dhe ai do merrte çmimin e parë. Pse nuk kanë ndodhur këto gjëra? Disa mjeshtër qigongu thonë: “Kur nuk është i virtytshëm, njeriu mund të kryejë gjëra të këqija me lehtësi pasi zhvillon aftësitë supernormale.” Unë them se kjo është një thënie e gabuar—nuk ështe aspak ashtu. Nëqoftëse ti nuk vlerëson virtytin apo nuk kultivon karakterin tënd, ti thjesht nuk do të zhvillosh ndonjë aftësi supernormale. Me karakter të mirë, disa njerëz zhvillojnë aftësi supernormale në nivelet e tyre. Më vonë, ata nuk e kontrollojnë veten dhe bëjnë gjëra që nuk duhet t’i bëjnë. Ekziston gjithashtu kjo situatë. Por me të bërë diçka të keqe, aftësitë e tij supernormale do të dobësohen apo zhduken. Me t’u zhdukur, ato janë humbur përgjithmonë. Për më tepër, e keqja është se ato e bëjnë individin të zhvillojë dëshira.

Një mjeshtër qigongu pretendon se nëqoftëse një person studjon praktikën e tij për tre apo katër ditë, ky person do të jetë i aftë të shërojë sëmundje. Kjo është si rreklamë dhe ai duhet të quhet tregëtar qigongu. Mendojeni pak të gjithë: Duke qenë njeri i zakonshëm, si mundesh ti të shërosh sëmundjen e një njeriu tjetër vetëm duke lëshuar pak nga qi-ja jote? Trupi i një njeriu të zakonshëm po ashtu ka qi brenda, siç ka dhe i joti. Ti sapo ke filluar praktikën dhe vetëm sa të është hapur pika e laogong , kështu ti mund të thithësh dhe lëshosh qi. Kur ti shkon e shëron sëmundjet e të tjerëve, ata gjithashtu kanë qi në trupat e tyre. Mbase qi-ja e tyre do të shërojë sëmundjet e tua! Si mundka qi e dikujt të dominojë atë të një personi tjetër? Qi nuk mund të shërojë sëmundje aspak. Po ashtu, kur ti trajton një pacient, ti dhe pacienti formoni një fushë përmes së cilës qi-ja me bakterie e pacientit do të vijë e gjitha në trupin tënd. Ti ke aq sa dhe pacienti yt, megjithëse rrënja ndodhet tek pacienti. Shumë qi me bakterie mund të shkaktojë që edhe ti të sëmuresh. Me të menduar që ti mund të shërosh sëmundje, ti do të fillosh praktikën e marrjes së pacientëve. Ti nuk do të refuzosh kërkesat dhe do të zhvillosh dëshira. Sa kënaqësi është të jesh i aftë të shërosh sëmundjet e të tjerëve! Pse mund të shërohen ato? A e keni menduar ndonjëherë këtë? Mjeshtrit e rremë qigong të gjithë janë të zotëruar nga shpirtra apo kafshë. Në mënyrë që të të bëjnë ty t’i besosh atyre, ata të japin disa nga mesazhet e tyre të cilat do të mbarohen pasi ti të kesh shëruar tre, pesë, tetë apo dhjetë pacientë. Kjo konsumon energji dhe më pas kjo energji nuk do të ekzistojë më. Gongu nuk është yti, kështu ku mund ta marrësh ti atë? Si mjeshtër qigongu ne kemi praktikuar kultivim për dhjetëra vite. Ishte shumë e vështirë të praktikoje kultivim në të kaluarën. Të praktikosh kultivim është shumë e vështirë për dikë që merr një shteg të devijuar apo një rrugë të vogël në vend të një rruge të vërtetë.

Ti mund të shohësh se disa mjeshtër qigongu janë të mirënjohur, por ata kanë praktikuar kultivim për dekada për të zhvilluar atë pak gong. Ti nuk ke praktikuar kurrë qigong. Si mundesh ti të kesh gong pasi merr një klasë qigongu? Si është e mundur kjo? Ty do të të lindë dëshira më pas. Me të zhvilluar dëshirën, ti do të jesh në padurim po të mos shërosh ndonjë sëmundje. Për të shpëtuar emrin tënd, çfarë ke në mëndje ndërsa trajton një sëmundje? “Të lutem le ta marr unë sëmundjen që të shërohet pacienti.” Kjo nuk ndodh nga dashamirësia, ngaqë dëshira për famë dhe interes personal nuk janë braktisur aspak. Ky person nuk është në gjendje aspak të zhvillojë këtë dashamirësi. Ai ka frikë se mos humb reputacionin e tij. Ai është gati të marrë sëmundjen vetë në mënyrë që të mos humbë reputacionin. Çfarë dëshirë e fortë për famë! Me t’u shprehur kjo dëshirë, ajo sëmundje do të transferohet në trupin e tij menjëherë—kjo do të ndodhë me të vërtetë. Ai do të shkojë në shtëpi me sëmundje ndërsa pacienti është shëruar. Pasi të ketë trajtuar pacientin, ai do të vuajë në shtëpi. Ai mendon se ka shëruar një sëmundje. Kur të tjerët e quajnë mjeshtër qigongu, ai do të kënaqet dhe gëzohet. A nuk është kjo një dëshirë? Kur ai nuk shëron dot një sëmundje, ai ul kokën dhe turfullon. A nuk shkaktohet kjo nga dëshira e tij për famë dhe përfitim personal? Po ashtu, gjithë qi-ja me bakterie e pacientit do t’i  vijë atij në trup. Megjithëse ata mjeshtrit qigong të rremë e kanë mësuar si ta heqë atë nga trupi i tij, po ju them se ai nuk mund ta heqë atë aspak, as dhe një çikë, sepse ai nuk e ka vetë aftësinë të dallojë qi-në e keqe nga qi-ja e mirë. Me kalimin e kohës, trupi i tij do të nxihet i tëri nga brenda dhe ajo është karmë.

Kur ti do të duash të praktikosh kultivim me të vërtetë, do të dalë një problem i madh. Si do t’ja bësh ti? Sa duhet të vuash ti që të transformosh karmën në substancë të bardhë? Është shumë e vështirë. Veçanërisht, sa më e mirë cilësia e lindur e dikujt, aq më e lehtë është të takohet ky problem. Disa njerëz gjithmonë kërkojnë të trajtojnë sëmundje. Po përndoqe diçka me qëllim, një kafshë do ta shohë këtë dhe vjen e të zotëron. Ky është zotërim nga shpirtrat apo kafshët. A nuk do ti të shërosh sëmundje? Do të të ndihmojë ta bësh këtë. Por nuk të ndihmon të shërosh sëmundje pa arsye. Pa humbje nuk ka fitim. Kjo është shumë e rrezikshme dhe ti do përfundosh t’ja sjellësh këtë vetes. Si do e vazhdosh ti praktikën tënde kultivuese? Ajo do të marrë fund.

Disa njerëz me cilësi të lindura të mira i shkëmbejnë cilësitë e mira të lindura të tyre me karmën e të tjerëve. Një person i sëmurë ka plot karmë. Nëqoftëse ti shëron një pacient që ka një sëmundje të rëndë, pas trajtimit ti do të ndjehesh shumë keq në shtëpi. Në të kaluarën shumë njerëz ndjeheshin kështu pasi shikonin një pacient: Pacienti është duke u shëruar, kurse ti je shumë sëmurë në shtëpi. Me kalimin e kohës, akoma më shumë karmë kalon tek ty; ti i jep të tjerëve virtyt për karmë. Pa humbje, nuk ka fitim. Megjithëse ajo që merr ti është sëmundje, karma duhet të paguhet me virtyt. Ky univers ka këtë parim që askush nuk do të të ndalojë ty përderisa kjo është ajo që ti kërkon dhe as do të thotë njeri që ti je i mirë. Universi ka një rregull specifik, domethënë, kushdo që ka shumë karmë është njeri i keq. Ti po shpërdoron cilësinë tënde të lindur për karmë. Me shumë karmë, si mund të praktikosh ti kultivim? Cilësia jote e lindur do të shkatërrohet plotësisht nga ky personi tjetër. A nuk është kjo e frikëshme? Sëmundja e atij personi është zhdukur; ai ndjehet mirë tani, kurse ti vuan në shtëpi. Nëqoftëse ti shëron disa pacientë me kancer, ti do duhet të zësh vendin e tyre. A nuk është kjo e rrezikshme? Kështu qëndron e vërteta dhe shumë njerëz nuk e dinë këtë.

Mos u gënjeni nga sa emër kanë disa mjeshtër të rremë qigongu. Një njeri i mirënjohur nuk është e thënë që i din gjërat mirë. E çfarë dinë njerëzit e zakonshëm? Pak të fryhen gjërat dhe ata i besojnë atyre. Mbase ata mund të bëjnë gjëra të tilla tani, por ata nuk dëmtojnë vetëm të tjerët, por edhe veten. Për nja një apo dy vjet ju do shihni çfarë do u ndodhë. Praktika kultivuese nuk mund të sabotohet në këtë mënyrë. Praktika kultivuese mund të shërojë sëmundje, por nuk është që të përdoret për të shëruar sëmundje. Ajo është diçka supernormale dhe jo një teknikë njerëzish të zakonshëm. Që ti ta shkatërrosh atë sipas dëshirës është absolutisht e ndaluar. Në kohën e sotme disa mjeshtër të rremë qigongu kanë sjellë kaos dhe e përdorin qigongun si mënyrë për të siguruar famë dhe pasuri. Ato janë kulte që shtrijnë influencën e tyre të keqe dhe ja kalojnë në numër mjeshtërve të vërtetë të qigongut shumë herë. Disa njerëz të zakonshëm flasin dhe bëjnë gjërat në këtë mënyrë dhe ju i besoni atyre? Ju mund të mendoni se ky është qigongu, por nuk është kështu. Unë po ju them cili është parimi i vërtetë.

Gjatë zhvillimit të marëdhënieve të ndryshme shoqërore në mes të njerëzve, njeriu mund të  bëjë keq për fitim personal dhe do i hyjë në borxh të tjerëve. Ai duhet të vuajë që të paguajë borxhet. Ta supozojmë se ti trajton një të sëmurë sipas dëshirës. Si mund të lejohesh ti të shërosh një sëmundje? Buddhat janë kudo. Me kaq shumë prej tyre, pse nuk e bëjnë ata këtë gjë? Sa bukur do të ishte sikur Buddhat ta bënin gjithë njerëzimin të jetonte në rehati të plotë! Pse nuk e bëjnë ata këtë? Njerëzit duhet të paguajnë karmën e tyre dhe askush nuk guxon ta shkelë këtë parim. Gjatë praktikës kultivuese, një praktikues mund të ndihmojë ngandonjëherë një person tjetër nga dashamirësia e vet; megjithatë kjo vetëm do e shtynte sëmundjen e tij. Po nuk vuajte tani, ti do të vuash më vonë. Gjithashtu, ai mund ta transformojë atë në mënyrë që ti të humbësh para apo të kesh një vështirësi në vend të sëmundjes. Eliminimi i vërtetë i gjithë karmës së një personi mund të bëhet vetëm për praktikuesit dhe jo për njerëzit e zakonshëm. Unë nuk po ju mësoj vetëm parimet e praktikës sime këtu. Unë po trajtoj parimet e gjithë universit dhe po diskutoj faktet aktuale në komunitetin e kultivuesve.

Këtu ne nuk ju mësojmë si të shëroni sëmundje. Ne po ju udhëheqim drejt Shtegut të Madh, rrugës së drejtë dhe ne po ju ngrejmë juve lart. Kështu, në leksionet e mia unë gjithmonë do të them se praktikuesit e Falun Dafës nuk lejohen të shërojnë sëmundje. Nëqoftëse ju trajtoni sëmundje, ju nuk jeni praktikues të Falun Dafës. Meqenëse ne po ju udhëheqim në rrugën e drejtë, gjatë praktikës kultivuese të Ligjit-Në-Botën-Trefishe trupi juaj do të pastrohet vazhdimisht derisa të transformohet plotësisht në materie me energji të lartë. Si mund të praktikosh kultivim nëqoftëse ti akoma mbledh ato gjëra të zeza në trupin tënd? Ato janë karma! Ti nuk do të jesh në gjendje të praktikosh kultivim aspak. Me kaq shumë karmë—ti nuk do jesh i zoti ta durosh atë. Po vuajte shumë, ti nuk do mundesh të praktikosh kultivim. Kjo është arësyeja. Unë e kam bërë publik këtë Ligj të Lartë dhe ju akoma mund të mos e dini çfarë ju kam mësuar. Përderisa ky Ligj i Lartë mund të bëhet publik, ka mënyra për ta mbrojtur atë. Nëqoftëse ti trajton sëmundjet e të tjerëve, Fashen im do t’ju marrë mbrapsht çdo gjë që ju është dhënë në trup për të kultivuar. Ne nuk mund t’ju lejojmë të shkatërroni diçka kaq të vyer sipas dëshirës për famë e interes personal. Po nuk ndoqët kërkesat e Ligjit, ju nuk jeni praktikues i Falun Dafës. Me që ti don të jesh një njeri i zakonshëm, trupi yt do të kthehet në nivelin e një njeriu të zakonshëm dhe gjërat e këqija do t’ju kthehen.

Pas leksionit të djeshëm, shumë nga ju ndjenë se i gjithë trupi juaj ishte i lehtë. Megjithatë, ata pak njerëz me sëmundje të rënda u ndjenë keq dje. Pasi unë hoqa gjërat e këqija nga trupi juaj dje, shumica juaj ndjeu se i gjithë trupi ishte i lehtë dhe ndjeheshin shumë mirë. Megjithatë, universi ynë ka këtë parim “pa humbje nuk ka fitim”. Ne nuk mund ta heqim të gjithën për ju. Është absolutisht e ndaluar që ju të mos duroni pak vuajtje. Domethënë, ne kemi hequr shkaqet themelore të sëmundjeve tuaja dhe shëndetit tuaj të dobët. Por ju akoma keni një fushë sëmundjeje. Një person, Syri Qiellor i të cilit është hapur në nivel shumë të ulët, mund të shikojë në trupin tuaj grumbullime qi-je të zezë dhe qi bakteriale të errët e cila është gjithashtu një grumbull qi-je e zezë me densitet të lartë. Po të shpërndahet, ajo do të përhapet në gjithë trupin tuaj.

Që sot e tutje, disa njerëz do të ndjejnë të dridhura në tërë trupin sikur vuajnë nga një e ftohur e keqe dhe kockat gjithashtu mund t’i dhëmbin. Shumica juaj do të ndjehen keq diku. Këmbët mund t’ju dhëmbin apo mund t’ju merren mendtë. Pjesa e sëmurë e trupit që ju menduat se ishte shëruar nga ushtrimet e qigongut apo nga një mjeshtër qigongu, do të ndjehet përsëri sëmurë. Kjo ndodh për shkak se ai mjeshtër qigongu nuk ta shëroi sëmundjen—ai vetëm e shtyu atë. Ajo ishte akoma aty dhe do të kthehej më vonë në mos tani. Ne duhet ta çrrënjosim dhe ta eliminojmë plotësisht atë që nga rrënjët. Me këtë, ju mund të ndjeni se ju është kthyer sëmundja. Kjo ndodh me qëllim që të heqim karmën tuaj nga rrënjët. Kështu, ju do të keni reaksione. Disa njerëz mund të kenë reaksione fizike diku. Disa mund të ndjehen keq në një mënyrë apo tjetër sepse lloje të ndryshme shqetësimi do të shfaqen. Këto janë të gjitha normale. Po ju them të gjithëve se pamvaresisht sa keq që ndjeheni, ju duhet të vazhdoni të vini në klasë. Sapo të futeni në klasë, të gjitha simptomat tuaja do të zhduken dhe nuk do të ketë asnjë rrezik. Dua të theksoj një pikë për të gjithë: Pamvarësisht sa vuani nga “sëmundja”, unë shpresoj që të vazhdoni të vini sepse është e vështirë të marrësh Ligjin. Kur të ndjeheni shumë keq, kjo tregon se gjërat shpejt do të kthejnë pasi kanë arritur pikën kulminante. I gjithë trupi juaj do të pastrohet dhe duhet të pastrohet. Shkaku i sëmundjes suaj është hequr dhe ajo që mbetet është vetëm ajo pak qi e zezë që do të dalë vetë që t’ju bëjë juve të vuani pak dhe të keni pak dhimbje. Është e ndaluar që ju të mos vuani as dhe kaq pak.

Në shoqërinë njerëzore, ju konkuroni me të tjerët për pak famë dhe fitim personal. Ju nuk fleni apo hani mirë dhe trupi juaj është në formë shumë të keqe. Kur trupi juaj shihet nga një dimension tjetër, kockat janë të gjitha të zeza. Me këtë trup, është e pamundur që ju të mos keni asnjë reaksion kur të pastroheni menjëherë. Kështu, ju do të keni reaksione. Disa njerëz do të kenë të vjella dhe diarre. Shumë praktikues nga vende të ndryshme i kanë përmendur këto shfaqje më parë në raportet e eksperiencave të tyre, “Mësues, pas klasës kërkova banjo gjithë rrugës për në shtëpi.” Kjo ndodh për shkak se të gjitha organet e tua të brendshme duhet të pastrohen. Pak individë mund të bien në gjumë dhe zgjohen kur të mbarojë leksioni. Pse ndodh kjo? Për arsye se truri i tyre ka sëmundje që duhet të trajtohen. Personi nuk do të ishte në gjëndje ta duronte kur i punohet në tru. Prandaj, ai duhet të futet në gjendje anestezie apo të bëhet i pandërgjegjshëm. Megjithatë disa njerëz nuk kanë problem të më dëgjojnë mua. Megjithëse janë në gjumë të thellë, ata dëgjojnë çdo gjë pa humbur asnjë fjalë. Ata do të bëhen energjikë më pas dhe nuk do të kenë nevojë për gjumë edhe sikur të shkojnë dy ditë pa gjumë. Ka sëmundje të ndryshme që duhen rregulluar. I tërë trupi juaj duhet të pastrohet.

Nëqoftëse ju jeni praktikues të vërtetë të Falun Dafës dhe kur ju hiqni dorë nga veset tuaja, të gjithë ju do të keni reaksione që sot e tutje. Ata që nuk mund të heqin dorë nga veset mund të pretendojnë se i kanë hequr ato, por në fakt ata nuk kanë hequr dorë prej tyre. Është në fakt shumë e vështirë për t’u arritur. Ka nga ata njerëz që e kuptojnë më vonë përmbajtjen e leksioneve të mia. Ata fillojnë të heqin dorë nga veset e tyre dhe trupat e tyre fillojnë të pastrohen. Ndërsa trupat e të tjerëve janë të lehtë, këta njerëz sapo fillojnë të shërojnë sëmundjet e tyre dhe ndjehen mirë. Në çdo klasë ka nga ata njerëz që mbeten prapa, me cilësi të kuptuari shpirtëror të varfër. Prandaj, çdo gjë është normale pamvarësisht çfarë do të hasni. Kjo situatë ndodh gjithmonë sa herë që unë mbaj klasa në vende të ndryshme. Disa njerëz ishin aq keq sa nuk lëviznin dot nga vendet e tyre, duke pritur që unë të zbres poshtë nga podiumi t’i trajtoj ata. Unë nuk do e bëj atë. Nëqoftëse ju nuk kaloni as dhe këtë test, si mundet ju të praktikoni kultivim në të ardhmen kur ju do të takoni shumë probleme më të mëdha? A nuk mundet ju ta mposhtni këtë shqetësim kaq të vogël? Të gjithë mund ta arrijnë këtë. Prandaj, askush të mos vijë tek unë për të shëruar sëmundje dhe as që do shëroj unë sëmundje. Sapo ti e hedh fjalën aty, unë nuk dua të dëgjoj.

Njerëzit janë shumë të vështirë për t’u shpëtuar. Ka gjithmonë rreth pesë apo dhjetë përqind të njerëzve në çdo klasë që nuk mund të arrijnë të tjerët. Është e pamundur që të gjithë të arrijnë Taon. Edhe për ata që mund ta vazhdojnë praktikën e tyre kultivuese, mbetet të shikohet nëse ju do të keni sukses dhe nëqoftëse ju jeni të vendosur të praktikoni kultivim. Është e pamundur që të gjithë të bëhen Buddha. Praktikuesit e vërtetë të Dafës do të kenë të njejtat eksperienca  duke lexuar këtë libër dhe ata po ashtu do të jenë të aftë të marrin çfarëdo që ata të meritojnë.


shangen—qendër akupunkture që ndodhet në mes të vetullave.

li—një njësi kineze gjatësie (=0.5 km). Në gjuhën kineze, “108 mijë li” është një shprehje e zakonshme që përdoret për një distancë shumë të largët.

nirvana—(nga Sanskrit) lënia e botës njerëzore pa trupin fizik; mënyra e përfundimit të kultivimit në Shkollën e Buddhës Sakyamuni.

Shkallë e Duhur—realizimi i Shkallës së Arritjes në Shkollën e Buddhës. 

Mësuese—(quhet dhe Mjeshtër) mënyrë adresimi me respekt ndaj një mësuesi në Kinë.

yuan (ju-en)—njësi monetare kineze (afërsisht = USD$0.12).

Fashen—“trup ligji”; trup i përbërë prej gongu dhe Ligj.

laogong—pikë akupunkture në qendër të pëllëmbës së dorës.